Në trashëgiminë kulturore

 Viti 2008

  • Vetëm për vitin 2008 u punua për restaurimin e 47 banesave karakteristike ne Berat, me 3 herë me shume fond se gjate vitit 2007. Më 10 Korrik 2008, qytetii Beratit u pranua si pjese e Trashëgimisë Kulturore Botërore në mbrojtjen e UNESCO-s.
  • U krijua e para Zyrë e Koordinimit dhe Administrimit,Gjirokastër, për administrimin e fondeve për restaurimin e qytetit dhe u akorduan 2 milion USD vetëm për restaurimin e Gjirokastrës.
  • Një investim i rëndësishëm u krye gjate vitit 2007 në Gjirokastër dhe po vazhdon edhe gjatë 2008 (në total rreth 2 milionë euro) ku përfshihet dhe fondi prej 1.3 milionë dollarë per Restaurimin e Qendres Historike, Qafen e Pazarit Gjirokastër. Përfundoi restaurimi i Hanit te Zagorise me vlere 24 milion leke, restaurimi i Shtëpisë së Çabejve, restaurimi i Shtëpisë së Kadaresë për vitin 2008, restaurimi i kalasë Gjirokastër .
  • Pas negociatave me Ministrinë greke të Kulturës u realizua kthimi i 2 statujave nga Greqia, (shtatoret e Apollonit dhe Artemisës).
     
  • Aplikohet dhe fitohet nga MTKRS pranë zyrës së Komunitetit Europian projekti me vlere 3 milion Euro për restaurimin e kalave mesjetare: Kalaja e Himarës, Kalaja e Tiranës, Kalaja e Krujës.Sot po punohet me këto fonde për restaurimin e tyre, ndonëse me mjaft vonesë.
  •  Aplikohet dhe fitohet nga MTKRS projekti i fondit të Qeverisë Spanjolle me vlere 3,26 milion Euro i cili duhet të përdoret për ristrukturimin e Muzeut Kombëtar dhe ne zhvillimin e mëtejshëm të Turizmit artizanal në vendin tonë.
  • Fondi i fituar nga Komuniteti Evropian me vlerë 3 milionë Euro, Fondi i fituar pranë qeverisë Spanjolle me vlerë 3,26 milion Euro së bashku me vlerën totale të investimeve të buxhetit të shtetit (305 milion leke),ka rritur 10 here më shumë në krahasim me vitin 2007 fondin për investime në fushën e Trashëgimisë Kulturore për vitin 2008.
  • U krijua për herë të parë një strukturë në varësi të MTKRS, Agjencia e Shërbimit Arkeologjik, e cila kryen arkeologjinë e shpëtimit në rastet kur gjatë ndërtimeve e gërmimeve zbulohen vlera arkeologjike. 

 

 Viti 2009

  • Filloi zbatimi i projektit 3.26 milionë USD ngaqeveria spanjolle për rikonceptimin e Muzeut Historik Kombëtar, por edhe për parqet arkeologjike të Apollonisë e Antigonesë si dhe krijimin e strategjisë sëmarketingut të turizmit në Shqipëri.
  • Fillon procesi i tenderimit ndërkombëtar për fillimine punimeve në Kalanë e Tiranës, Krujës dhe Himarës me fondet e Komisionit Europian (rreth 3 milionëeuro). Pak kohë më parë janë konfirmuar edhe rreth 2 milionë euro të tjera për Kalanë e Beratit dhe Lezhës.
  • Vijon puna në restaurimet në Qafën e Pazarit në Gjirokastër me financimin e qeverisë Shqiptare dhënë UNESCO-s.
  • Hapet për herë të parë Zyra e Koordinimit të Qendrës Historike të Beratit që do të lehtësojë procesin e marrjessë financimeve dhe projekteve ndërkombëtare nëfunksion të qendrës historike.
 
  • Përfshihen në sistemin e MTKRS muzetë arkeologjikëtë Butrintit, Apollonisë, Durrësit dhe Korçës, duke e rritur numrin e përgjithshëm të muzeve në varësi në 12.Te 12 muzetë e lartpërmendur janë tashme te vizitueshem online në disa gjuhe.
  • MTKRS ka hapur procedurat për rijetezimet e kalavene Shqipëri te cilat do te përmirësojnë ndjeshëm sistemin e mbrojtjes dhe vizitueshmërisë se tyre.
  • Realizohet për 20 ditë Ekspozita-Muze: 20 Shkurti “Dita në Nderim të Viktimave të Sistemit Komunist”.
  • Ndërtohet rruga Kol Idromeno, Shkodër, rrugë karakteristike me kalldrëm që rikthen imazhin e Shkodrës së vjetër.