Jetëshkrim i shkurtër i Prof. Dr. Ylli Pango

Iq6LAD on Make A Gif, Animated GifsJam lindur në Tiranë, në një familje të thjeshtë nëpunësi. Në vitet e para, kam qenë fëmijë i urtë e i tërhequr. Fillova studimet në klasën e parë të shkollës 11 vjecare “Qemal Stafa”. Aso kohe kjo shkollë realizonte 11 vjet shkollim që përfshinte atë elementar, shtatëvjecar e të mesëm. Pas klasës së parë e deri në klasën e 11 të shkollës së mesme, kam qenë fëmijë i dobët, disi anemik e i ndrojtur. Transformimi nga rosak i shëmtuar në mjellmë, të themi:), ka ndodhur në vitin e fundit të shkollës së mesme. Kam qenë nxënës me rezultate të mira në mësime por me prirje të theksuar në fushën e letërsisë. Kam shkruar që në klasën e parë të fillores poezi, tregime të vogla,humor etj. Të drejtën e studimit  që mu dha në 1969 pas mbarimit të maturës, e ndryshova nga letërsi në matematikë pa ndonjë dëshirë të vecantë për këtë të fundit, por vetëm për faktin se ishte hapur dega e Matematikës 5-vjecar.Pozicioni i matematikanit në ndonjë qendër shkencore a industriale në qytet, më dukej shumë më joshës se ai i mësuesit të letërsisë në ndonjë fshat të largët. Ishte koha kur luftohej për një vend në qytet dhe puna e jetesa në fshat gllabëronte vite të tëra të rinisë e periudhës më produktive të jetës. Arrita të fitoj të drejtën e vazhdimit të studimeve në degën e matematikës 5-vjecare, pas vitit të tretë, si rrjedhojë e rezultateve shumë të mira në provimet e viteve të para. Pas mbarimit me rezultate shumë të mira të fakultetit, punova një vit si matematikan në Byronë e Projektimit të Pyjeve në Tiranë (1974-1975) dhe më pas për shkak biografie u transferova në Lushnjë si mësues i matematikës nga viti 1975-1979. Në vitin 1980-1981 punova përsëri si mësues e drejtor shkolle në fshatin e thellë malor Vrap të Tiranës. Nga viti 1981-1982 kreva kursin e psikologjisë e pedagogjisë pranë Universitetit të Tiranës. U riktheva sërish në Vrap e më pas në Mullet të Tiranës si mësues e drejtor i shkollës tetëvjecare. 
Në 1984 fillova punë si kërkues shkencor në Institutin e Studimeve Pedagogjike në Tiranë  ku pata dhe gradimin e parë si shef i sektorit të psikologjisë e pedagogjisë dhe fillova botimin e librave të pare. Kësaj periudhe i takojnë librat “Metodat statistikore në studimet psikologjike”,” Psikologjia e të menduarit të fëmijës”,“Të fshehtat e kujtesës” etj.. Në 1986 mu dha grada shkencore “Kandidat i shkencave psikologjike” e më vonë në 1989-1990 titulli "Doktor i shkencave psikologjike". Ishte një periudhë kur kam përpirë së lexuari libra të tërë psikologjie, jam specializuar në Itali e së fundmi kam arritur në pragkolapsin e komunizmit me një bagazh të madh në këtë fushë. Ndërkohë, njëkohësisht gjatë kësaj kohe,për të mos humbur profesionin e pare të matematikanit, për rreth 5 vjet kam dhënë mësim si lektor i matematikës në Fakultetin e Inxhinierisë  të Universitetit të Tiranës, (pedagog i jashtëm). Në fillimet e viteve 90 u aktivizova që në fillim në lëvizjen demokratike, shkruajta pa rreshtur në organet e para opozitare RD e Republika, u përfshiva si politikan në kryesinë e një parite opozitare e për rrjedhojë u emërova zv.ministër i arsimit në qeverinë e parë demokratike. Këtu punova nga viti 1992-1994.Gjatë kësaj kohe vazhdova mësimdhënien në Universitet dhe në vitin 1993 mora edhe titullin e profesorit.
Në vitin 1994 fitova pas komkurimit, bursën qeveritare amerikane Humphrey, pjesë e Fulbright Scholarship Program dhe shkova për studime në Boston-Sh.B.A, ku qëndrova deri në vitin 1996. U ktheva  nga Sh.B.A me diplomën pasuniversitare të firmosur edhe nga presidenti Bill Klinton dhe qëndrova 5 muaj pa punë, ish- zv.ministër me  gradën e doktorit e titullin e profesorit. Në 1996 fillova punën si pedagog i thjeshtë në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës. Vazhdova si lektor deri në fund të vitit 1999 e ndërkohë shkrova librat “Amerika”, Psikologji Sociale”, “Edukimi qytetar, edukim për demokraci”, etj. Në të njëjtën kohë u zgjodha nga Parlamenti shqiptar dhe punova njëkohësisht edhe si Kryetar i Këshillit Drejtues të  Radiotelevizionit  Shqiptar. Ndërkohë u propozova nga stafi i fakultetit  për tu zgjedhur dekan dhe u zgjodha i tillë në dhjetor 1999. Në vitin 2002 u rizgjodha për herë të dytë dekan nga stafi i fakuletetit dhe gjithashtu vazhdova aktivitetin politik në shtypin e ditës, deri në mars 2003 kur në garazhin e shtëpisë time u vu një bombë që shpërtheu në këmbët e mia dhe desh më mori jetën. Pas një operacioni tre orësh u nxorrën një pjesë e ciflave nga trupi im dhe mbijetova. Kam ende në trup dhjetra copë të tilla. Gjatë kohës së punës time si dekan mu propozua nga presidenti i Republikës i asaj kohe pozicioni i këshilltarit politik me kohë pune të plotë, pozicion që nuk e pranova. Vazhdova punën time si dekan dhe si këshilltar me kohë të pjesshme i presidentit. Në vitin 2005 kandidova nën siglën e Partisë Demokratike në Zonën Elektorale 38 të Tiranës, dhe fitova kundër kandidatit më të fuqishëm të Partisë Socialiste,  Ministrit të Financave të asaj kohe, Anastas Angjeli.U zgjodha kështu deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe punova si i tillë dhe si nënkryetar i Komisionit Parlamentar të Medias e Edukimit deri në Mars të vitit 2007. Në këtë muaj u emërova Ministër i Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve. Punët e kryera në drejtimin e kësaj Ministrie mund të shihen bashkangjitur.
Në 2009 më sajohet nga Top Channel, emisioni Fiks Fare, drejtuesi famëkeq Filip Cakuli, dhe me gjasë me inspirim të qarqeve të caktuara politike, një skandal politik e mediatik, që konsistonte në provokim seksual në shtëpinë time, kryer nga një femër me moral të ulët, regjistrim i paligjshëm me kamera të fshehtë prej saj i imazhit tim e mjediseve private të shtëpisë time,dhe transmetimi i paligjshëm i tyre me qindra herë duke shkelur kështu jo vetëm imunitetin tim parlamentar por edhe të drejtat më elementare kushtetuese e Europiane të njeriut. Për këto kam shkruar me hollësi në libtin tim "Skandal", që mund të lexohet online, kam folur në media dhe do të vazhdoj të flas sa të kem jetë. Kam paraqitur gjithashtu në youtube variantin origjinal të kasetës ku duket qartë se si është sajuar, provokuar a manipuluar sulmi provokativ. Kam përballë një kundërshtar të përbindshëm mediatik, madje edhe këtu online, që më ka sulmuar e më sulmon vazhdimisht, që ka shpërndarë ane kënd globit informacione të manipuluara lidhur me ngjarjen, që nga mediat e huaja deri te Departamenti Amerikan i Shtetit. Vini re vetëm një gjë: në asnjë nga lajmet e manipuluara të shpërndara anekënd, nuk thuhet që vajza u dërgua dhe ngjarja u zhvillua në shtëpinë e Ministrit, në mes të natës, dhe provokoi me veshje dhe veprime.(Shihni kopjen origjinale në youtube). Me qëllim lihet të nënkuptohet sikur ngjarja zhvillohet diku në zyrë. Kjo fushatë e tërbuar në media vazhdoi akoma më e egër pas  Vendimit të Gjykatës  së Tiranës. Ky vendim u mor pas padisë time gjyqësore civile ndaj Top Channel, në Gjykatën e Shkallës së parë të Tiranës. Në Qershor të vitit 2010 u dha vendimi i kësaj Gjykate në favor tim, vendim i cili dënon me 400.000 Euro gjobë Televizionin Top Channel. Për të njëjtin problem, bëra padi civile ndaj televizionit Francez Tv France 24 për transmetim të paligjshëm imazhesh e informacionesh të marra në mënyrë të paligjshme. Kjo padi gjyqësore u shqyrtua në Francë gjatë viteve 2010-2011, ku Gjykata e Nanterres në Paris vendosi sërish në favor tim në Mars të vitit 2011.Kjo betejë ligjore vazhdon. Pas mbarimit të mandatit tim si deputet në shtator 2009, u pagova me gjysëm rroge deputeti deri në Janar 2010.Në shkurt të 2010 me propozim të Kryeministrit të Shqipërisë dhe vendim Bordi, u emërova  Drejtor i Përgjithshëm i Agjencise së Kërkimit, Teknologjisë e Inovacionit(AKTI), (ne anglisht ARTI), Agjenci që u formohet dhe filloi punën me mua. Brenda nje viti Agjensia u be pjese e rrjetit Europian te Agjensive te ketij lloji dhe ne Progresin Raportin e Komisionit Europian te vitit 2011(Albania 2011 Progress Report-Brussels, 12.10.2011; Sec(2011) 1205 Agjensia u vleresua nder institucionet me te sukseseshme shqiptare(shih faqe 58-59, 4.5 Chapter 25:Science and Research- ARTI)- Botimi Anglisht). Ne kete pozicion punova deri ne Tetor te vitit 2013. Ne tetor 2013, me ardhjen ne pushtet te Partise Socialiste,u shkarkova pa asnje motivacion nga Kryeministri Edi Rama. Nga viti 2014 deri ne vitin 2018 kam punuar si pedagog lektor i jashtem e i brendshem, udheheqes studentesh doktorante ne: Universiteti Europian i Tiranes, Universiteti i Elbasanit, Kolegji Univesitar Dardania-Kosove. Prej shkurtit te vitit 2018 e ne vazhdim ne saje te CV se pasur(shih me siper) jam perfshire ne database e Komisionit Europian si Ekspert per Vlersimin e Projekteve Europiane ne fushat e Kultures, Aresimit te Larte, Medias, Shkences, Rinise.