Prof. Dr.Ylli Pango, I ftuar në emisionin “ARENA” nga gazetari Roland Qafoku.

10/10/2012 14:11

 

Aspironi të jeni në listën e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 2013, të përzgjedhur nga z.Berisha?

Të them të drejtën nuk e kam menduar ndonjëherë, pasi kam qënë i fokusuar në këtë punë. Kam pasur aktivitet dhe nuk kam menduar për politikën, duke mos bërë as edhe komente mbi të.

A po e vuan PD sindromën e mandatit të dytë?

Askush në politikë nuk thotë që i ka ardhur momenti për t'u larguar, edhe pse unë jam me shprehjen se "vendos vota e popullit". Megjithatë janë bërë shumë punë të mëdha dhe të vjen keq kur sheh bombardimin i opozites, me sulme duke vënë në dukje vëtëm anë negative. Dhe duhet parënë 2013 balancen mes propagandës së opozitës dhe arritjes së qeverisë. Por më ka rezultuar gjithmonë se në keto 22 vite vota e popullit ka rezultuar gjithmonë i drejtë dhe cdo parti ka marrë atë që ka merituar. Ndaj mendoj se 2013 do të jetë shumë interesante, sepse ka pasur suksese shumë të mëdha dhe propagandë shumë e rëndë nga ana e opozites dhe mediave perkrah saj duke goditur ministra të vecantë apo të gjithë qeverinë dhe në këtë balance nuk do të jete shumë e lehtë të zgjedhësh.

A duhet të bëjë ndryshime në qeveri Berisha nëntë muaj para zgjedhjeve?

Meqë e përmënde dhe më solle serish në shteg, do të përmënd këtu fjalen e një ministri; Olldashi, punen e të cilit vleresoj shumë dhe është shumë produktiv. Ai tha , që të bëhesh ministër duhen pesë ose gjashtë muaj, dhe besoj se kjo është një përgjigjë për ndërrimet. Veten time në fillimet e punës si ministër e quaja si student pasuniversitar sepse më duhej të lexoja në lidhje me turizmin e vendeve të tjera, duke marrë eksperienca dhe duke bërë takime.

A kemi një frymë përpara zgjedhjeve se do të kemi një rotacion të pushtetit?

Mjafton të them që në 2004 kanë qënë rreth 200 mijë turistë, ndërsa në 2002 nuk kishte drita dhe në atë periudhë klasa politike filloi të shihej si një klasë politike shumë e majmur. A po ndodh dhe kjo tani, nuk e di, duhet pyetur subkonshienca e popullit. Por nuk mendoj se është po ajo situatë, sepse ka shumë gjëra të cilat kumbojnë pozitivisht, duke i shtuar këtu edhe mbase marrjen e statusit të vëndit kandidat.

A po e mban peng PD dhe PS së me këtë do të bëjë koalicion LSI?

Deri diku po, por nësë e gjykoj si një parti e tretë, LSI, bravo i qoftë, sepse në fund të fundit në shkallët politikë për partinë e tij, Meta ka luajtur vërtetë shumë. Në politikë luhet për interesat e partisë që përfaqëson dhe personale patjetër dhe përderisa shtrohet kjo pyetje sot, mund të thuhet se Meta ka luajtur shumë mirë. Të thuash sot se ai është i parëndësishëm apo që mund të fitosh sot pa Metën, nuk është e saktë. Për mua, Meta është i vetmi që ka arritur të krijojë një forcë të tretë politike të vërtetë. Ka pasur shumë të tjerë, por që janë munduar të marrin mes hileve shumë gjera, si Skënder Gjinushi, që iu dha mundesia që të ishte kryetar parlamenti , por sërish nuk mundi të krijonte një parti. Kjo ndodh sepse ai nuk di të japë, ndërsa Meta di të japë dhe të aktivizojë njerëzit e tij.

Si kanë qënë pesë vitet e presidencës së Bamir Topit?

Ka pasur shumë e shumë gjera për të bërë. Ne e kemi votuar të gjithë si grup parlamentar për kandidaturën e tij dhe krijimin e konflikteve me PD unë personalisht nuk do kisha bërë kurrë. Në atë pozicion nuk ke ku të shkosh më lartë se presidenti dhe mendoj se në atë pozicion vetëm i mirë mund të jesh, sepse je në nje formë ati i kombit. S'kishte përse të krijoheshin ato konflikte që u krijuan dhe në këtë sens unë nuk dua të gjykoj ashpër, pro njeriu në këtë pozicion kaq të lartë, mund të të mbahej roli i arbitrit shumë i mirë.

A mund të na bëni një analizë psikologjike të Z.Berisha?

Nuk dua të bëj analizë të gjërë, por unë prirem gjithmonë dy gjëra tek një personalitet, së pari rezultanten e arritjeve dhe Berisha nëse ka qënë protagonist në 22 vjet, duke qënë kryetar partie, kryeministër, deputet, mund te thuash c'të duash, por ai mbetet i tillë. Së dyti vlerësoj fuqinë e vullnetit dhe personalitetit dhe Berisha ka fuqi të jashtëzakonshme fizike dhe mendore dhe për mua këto dy tipare bëjne që të minimizohen shumë gjëra të tjera.

është ai figura më e lartë në këto 22 vjet?

Sigurisht që po, ka dhe të tjerë, por askush nuk ka arritur ato që ai ka mundur të arrijë.

Një analize për Edi Ramën?

Nga pikëpamja psikologjike Edi Rama është shumë interesant duke pasur parasysh vijimësinë e jetës së tyre që nga femijëria. Ne kujtojmë shumë elemente nga jeta e tij, p.sh si sportist apo gjëra të tjera dhe janë këto detaje që bëjne tërësinë e një njeriu. Analiza e tij do të kërkonte kohe dhe cikli i jetës së tij nuk ka mbaruar dhe do të ketë vijimesinë e tij. Pozicioni i Edi Ramës është ai atij njeriu që merr një parti, e cila ka shumë reminishenca nga para 90 dhe padyshim që ka shumë kundershtarë opozitarë që duan ta heqin, por ka edhe ka nga ata që e duan. Jo sepse e dashurojne atë, por sepse kanë interesa. Nga pozicioni i tij ai do të kërkonte konvergjencë por nuk e ka të lehtë dhe ka bërë atë që, ka eliminuar një kast të tërë politikë të vjetër dhe ka futur një grup të tërë individësh relativisht të rinj, të cilët në analizë të fundit i ka mbështetës. Në këtë kuptim nga pastruar partinë për veten e tij, pra ka punuar në interes të vët. Në këtë aspekt për veten e tij, ai ka vepruar mirë, në aspektin e kundërshtarëve të tij në parti, ai ka eliminuar "kockat e vjetra" ata që kanë kontribuar dhe kane dhënë për PS. Kjo është analiza e tij në politikë. Ndërsa marrja e pushtetit me Berishën është pak e vështirë. Unë mendoj se Rama e ka pak frikë Berishën sepse Berisha ka provuar se është kundërshtar shumë i fortë politik dhe të themi të drejtën taktiket dhe strategjitë e tij lënë pas një pjesë të mirë të politikanëve në Shqipëri. Faktet kanë treguar se Rama nuk e pasur të lehtë me Berishën.

Nga ndryshon Partia Socialiste e Nanos nga ajo e Ramës?

E thashë edhe më parë që Rama ka futur në PS persona që jane rishtare në politikë, por një pjesë e mirë e tyre kanë interesa të përbashkëta si biznesi apo personale me të qënit e Ramës si kryetar. Të tjerë vijojnë të mbahen me thonj e dhembë dhe janë pak, por unë e kam parashikuar fundin tyre kur kam qënë në komisionin e media, duke i thënë "të gjithë ju do t'ju "hajë" Edi Rama". Një pjesë e tyre që kanë qënë në atë periudhë nuk janë më, ndërsa ata që kanë mbetur kam përshtypjen se do t'i "hajë politikisht" në 2013.

Z.Majko ka deklaruar në një intervistë pak kohë më parë në të njëjtin vënd ku jeni ju se Rama do të jetë më i mirë kryeminister sesa kryetar partie. A jeni ju dakord me këtë?

Majko është një rastet më interesante duke qëndruar mes dy grupimeve në PS, pasi përfaqëson dicka të vecantë në parti, mbase se është për një kohë të gjatë aty, apo se ka qënë edhe kryeministër dhe Rama e mban ndoshta edhe sepse i duhet. Por thenia e Majkos për Ramën është disi e nxituar dhe e paprovuar se të qënit kryetar bashkie ndryshon shumë nga të qënit kryeministër. S'mund të shkosh kryeministër pa qënë një kryetar i mirë partie.

Cila është analiza juaj psikologjike për znj. Jozefina Topalli?

Kjo analizë duhet të presë pak sepse ka një jetë të gjatë politike përpara, është relativisht e re pasi ka hyrë në politikë në '96.

Duket sikur nuk doni të flisni për znj.Topalli?

Jo, por ajo ka një jetë të gjatë politike përpara. Gjithashtu ajo është shprehur shumë ashpër ndaj meje dhe sido që une ta beja analizën, edhe sikur të flisja me superlativa do të thoshin ç'ështe kjo hipokrizi, edhe sikur të përmëndja ndonjë gjë negative, të gjithë do të thoshin se po marr hak e atyre sulmeve, ndaj nuk është shumë e preferuar që të bëj analiza. Por analiza e pastër psikologjike duhet bërë sepse ka qënë kryetare parlamenti, ndoshta jo nga unë por të tjerë. E vetmja gjë që duhet të them si psikolog është se duhet lidhur me femijërinë dhe rininë dhe unë duke qënë se nuk e njoh nuk mund të bëj një analizë të tillë.

A mund të Topalli pasardhesja e Berishës në krye të PD?

Përsa kohë që Berisha do të jetë gjallë fizikisht dhe politikisht, të paktën në PD do të jetë e vështirë të ketë zëvëndësues.

Cili është mendimi juaj për punën e Lulzim Bashës në krye të bashkisë së Tiranës?

Lulzim Basha është për mua një nga figurat më simpatike që PD është paraqitur në zgjedhjet e 2005. Basha në atë kohë u kthye në një simbol të rinimit dhe ndryshimit të fytyrës së PD, sepse përfaqësonte një djalë të ri të porsa ardhur nga perëndimi, i aftë i përgatitur elokuent, simpatik dhe për mua Basha këto cilësi ne vijimësi i ka ruajtur dhe është nga ato figura që i bën nder PD. Personalisht kam mendim shumë të mirë për të.

Si e keni përcjellë procesin hetimor dhe atë gjyqësor të z. Meta?

Këtu ndodh dicka që nuk ndodh në asnjë vënd të botës. Së pari si është organizuar ajo cka është përgjuar, sajuar dhe transmetuar? Nësë premisa e parë është ajo që ti, provokon, përgjon në mënyrë të paligjshme, duke hequr këtu amplifikimin falsifikimin, gjë që ka ndodhur edhe në atë videon 30 sekondëshe të Metës, që këtu mbaron historia në botë. Që këtu jëp dorëheqjen edhe një president si Nixon, pasi nuk është skandali i të përgjuarit por i përgjuesit. Ka një të përbashkët mes ngjarjes sime dhe asaj të Metës sepse nuk mund e të lihet një demon të provokojë cdo njeri. Të gjitha përgjimet që kanë ndodhur në atë formë nuk janë të lejuara, sepse pozicioni i gazetarit që provokon është shumë komod sepse është i mbrojtur. Brënda e njeriut ndodhen edhe e bardha dhe e zeza dhe e gjithe bota e qytetëruar synon të nxjerrë në pah të bardhën tek njeriu. Kurse këtu bëhet një përgjim për të thënë e tek ky njeri gjëndet e zeza. Nësë në një situatë reale dhe jo të stisur sic bëhët këtu, ashtu sic janë kapur shumë koka të mëdha në botë, më kap atë herë më shkatërro. Në kastën time ka 30 minuta ndryshim, dhe unë kam pasur një përbindësh përpara, pasi kisha një media me një arsenal të madh.

Pas gjithë kësaj që thoni a ndiheni i braktisur nga PD, pasi ju u shkarkuat katër minuta pas publikimit të videos?

Ai katër minutësh ka qënë një nxitim i kryeministrit sepse minimalja duhej parë kaseta dhe duhej gjykuar. Tani e gjykoj me gjak të ftohtë sepse edhe unë në atë momente edhe unë kam qënë i habitur. Unë atë nuk e quaj ngjarje, sepse vinte tek unë një person i cili ishte zhdukur prej kohesh dhe e dinte atë shtëpi mirë. Kur kam parë variantin origjinal pashë se ishin bërë shumë ndryshime, por nuk mund të bëj asgjë tani kur gjithcka u realizua.

Cfarë ju ka thënë z.Berisha pas gjyqit?

Nuk më ka thënë gjë pasi jemi takuar për punë, por në takimin e parë kemi bërë ka thënë pikerisht këto fjalë "ai lincim që të është bërë ty ka qënë turp". Shpresoj që të jem unë i fundit i asaj që një person merret, bombardohet nga media dhe dërgohet në parti dhe pastaj na ruaj o Zot...

Sa i pasur është Ylli Pango?

Nuk jam qarë kurrë për sa i përket gjëndjes ekonomike, për një arsye që sa aty kur nuk kërkon dicka me lakmi, aty e ke më të kollajshme dhe më lehtë të vijnë gjërat. Për aq sa më është dashur për të jetuar mirë them që një shprehje që përdorin fetarët "më ka parë Zoti".

A vëreni ndonjë gabim në jetën tuaj?

Sa të duash, është budallallëk që të mendosh që nuk ke gabuar në jetë. Ndoshta në raport me njerëzit kam pasur një ndarje disi të thiktë. Me njerëzit e aftë, pozitivë dhe të mirë kam pasur raporte të shkëlqyera, i kam pasur miq dhe kam pranuar shumë mirë. Me njerezit e paaftë, dhe për fat të keq ka edhe te tillë, mund të jem treguar edhe më i ashpër se c'duhet. Jo se kam bërë ndonjë dëm, por duhet më shumë takt, edhe me të paaftin.