Progres Raporti BE(Tetor 2011)-Kapitulli 25 (faq. 58-59):Kërkimi dhe Shkenca

13/10/2011 09:33
"Pёrshёndetje tё nderuar miq. Mund tё lexoni faqen 58-59, varianti anglisht online, tё Progres Raportit tё Komisionit Europian tё vitit 2011, pёr Shqipёrinё ku flitet shumё pozitivisht pёr punёn e madhe qё ka bёrё Agjencia e Kёrkimit Shkencor, Teknologjisё e Innovacionit (nё varёsi tё Kёshillit tё Ministrave), Agjenci qё themeluam dhe e drejtoj jo mё larg se Marsi i vitit 2010. (Citohemi me emrin ARTI(R-research)(nё shqip ёshtё AKTI-K-Kёrkim Shkencor). Ky ёshtё sukses pёr tё cilin ende nuk na ka uruar njeri! E dhimbshme por e vёrtetё. Nё Shqipёri nuk vlersohet kollaj puna. Gjithsesi po e ndaj me miqtё kёtё gёzim apo mё mirё me ata qё duan dhe vleresojnё punёn. Gjithё tё mirat" Ylli Pango.

Progres Raporti BE(Tetor 2011)-Kapitulli 25 (faq. 58-59):Kërkimi dhe Shkenca

Në fushën e politikave të Kërkimit, u miratua Strategjia për Inovacionin e Bisnesit dhe Transferimit të Teknologjisë për periudhën 2011 – 2016 e cila synon rritjen e kapaciteteve të SME-ve shqiptare për tu zhvilluar, për të përdorur, për të adaptuar dhe komercializuar zhvillime teknologjike, duke kontribuar në Unionin e Inovacionit. Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit (AKTI), e krijuar në vitin 2010 ka filluar punën dhe është funksionale. Niveli i investimeve në kërkim është akoma shumë i ulët (i parashikuar si 0.2% i GDP-së në vitin 2010) Për sa i takon pjesëmarrjes së Shqipërisë në Programin e Shtatë Kuadër të Bashkimit Evropian për Kërkimin Shkencor (FP7), AKTI ka ngritur kapacitetet institucionale dhe gjithashtu ka rritur ndërgjegjësimin dhe ka shpërndarë informacione mbi pjesëmarrjen në programet e kërkimit të BE-së dhe ato ndërkombëtare. AKTI ka organizuar sesione trajnimi, work-shop-e, ditë informative mbi FP7 si dhe ka përdorur komunikimin elektronik për të shpërndarë informacion drejt palëve të interesuara.
Kapacitetet administrative janë përmirësuar me emërimin e Pikave Kombëtare të Kontaktit (PKK) dhe të deleguarve në Komitetet Menaxhuese për programin FP7. Pikat Kombëtare të Kontaktit kanë marrë pjesë në një numër aktivitetesh të rrjeteve përkatëse dhe në sesionet trajnuese të organizuara nga Komisioni Evropian. Është rritur numri i aplikimeve të dorëzuara në Programin FP7, ndërsa numri i projekteve të suksesshme mbetet akoma i ulët. Shqipëria duhet të vazhdojë përpjekjet e saj për zbatimin e Memorandumit të Mirëkuptimit që Asocion Shqipërinë në Programin FP7 dhe të monitorojë nga afër pjesëmarrjen në këtë program. Përpjekje të mëtejshme kërkohen në veçanti në lidhje me ngritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore (Skemat Marie Curie), përfshirjen e SME-ve në kërkim dhe inovacion dhe ekselencën shkencore në përgjithësi. AKTI është bërë anëtare e Rrjetit për Kërkim, Inovacion dhe Bisnes të vendeve të Evropës Qendrore dhe Juglindore, i cili synon të inkurajojë dhe të lehtësojë bashkëpunimin midis institucioneve publike dhe private me fokus Kërkimin dhe Zhvillimin brenda dhe jashtë Bashkimit Evropian. Gjithashtu, AKTI është bërë anëtare e Shoqatës Europiane të Administratorëve të Kërkimit (EARMA). Në kuadrin e Partneriteteve Europiane për Infrastrukturat e Kërkimit, Shqipëria është në proces për të ngritur qendrën kombëtare LIFE – WATCH. Për sa i takon integrimit në Zonën Europiane të Kërkimit dhe zbatimit të Strategjisë Kombëtare për Shkencë, Teknologji dhe Inovacion (2009-2015), procesi ka qenë i ngadaltë. Krijimi i Qendrave të Ekselencës është akoma në diskutim dhe masa të limituara janë ndërmarrë për të lehtësuar lëvizshmërinë e kërkuesve. Është përditësuar baza e të dhënave për kërkuesit Shqiptarë që punojnë brenda vendit ndërsa baza e të dhënave për kërkuesit Shqiptarë në diasporë duhet të ngrihet dhe përditësohet. Shqipëria ka emëruar të deleguarit kombëtarë në të gjitha strukturat qeverisëse të Zonës Europiane të Kërkimit, por nuk merr pjesë në mënyrë të rregullt në këto takime për mungesë të kapaciteteve administrative. Shuma e investimeve në kërkim është e vështirë të monitorohet për mungesë të statistikave reale në shkencë dhe teknologji.

Përfundimi

Në përgjithësi, Shqipëria ka bërë një punë të madhe për të rritur bashkëpunimin në fushën e kërkimit me Bashkimin Evropian dhe me palë të tjera, por nuk ka ndërmarrë masa të mjaftueshme për përforcimin e kapaciteteve të kërkimit në nivel kombëtar. Me krijimin e AKTI-t, kapacitetet administrative të nevojshme për të marrë pjesë në Programin FP7 janë përmirësuar. Përpjekje të përbashkëta janë të nevojshme për të lehtësuar pjesëmarrjen dhe integrimin e Shqipërisë në Zonën Europiane të Kërkimit, midis të tjerave, rritja e investimeve në sektorin publik dhe privat në fushën e Kërkimit si dhe në përforcimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore. Duhet të fillohet me përgatitjet për të kontribuar në Unionin e Inovacionit.

PDF VER. SHQIP  ENGLISH

*ARTI (AKTI Shqip) Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit themeluar në Mars të vitit 2010 Drejtor i Përgjithshëm Prof. Dr. Ylli Pango