Psikologji shqiptare

25/09/2017 20:18
...…Ti nuk je në Shqipëri për ta bërë këtë vend. Ti kishe nevojë vec për një skenë për ekzibicionizmin tënd, për kënaqjen e egos tënde...që së fundmi ndjehet e plotësuar pas kaq dështimesh a mosplotësimesh të gjata në…fëmini, intrigë, hakmarrje
 
...Të mirës gjithmonë i lehin. Madje dhe ashtu kot, pa i ngarë as kurrë, tek shkon udhës në punë të saj…Ashtu si qentë e rrugës qenit të racës së mirë, ..Ashtu pa shkak e arësye….jo vërtet pa shkak: i shqetëson,i grryen me pamjen e vet…ju kujton si janë, ju kujton nga vinë, ju kujton kush janë
 
…Bota ndërtohet e ngihet mbi bazën e vlerave, njohjes e pranimit të tyre. Njerëzit i njohin vlerat njeri tjetrit, kombeve, shoqërive, i përvehtësojnë, i bëjnë të tyret, i cojnë më tej, pasurohen në shpirt, kulturë, pse jo dhe në materje..Se kjo i con më tej të parat e shkon më tej soje....
…Ne sot po ndërtohemi(mendojmë se ndërtohemi) jo rrallë mbi bazë anti-vlerash, i promovojmë ato në poltikë, në art, kulturë, shpirt ...dhe themi: "Pse jo dhe ne?A nuk kemi dhe ne art, shkencë, universitete, gjithshka...Mbi themele të rreme, ngrihen vec ngrehina që bien. Ne biem e biem ...se ajo cka ngremë destionohet të shembet...Dhe vetë ata mbi ne, jo rrallë dhe ne, kënaqemi ta shembim e rishembim...se s'ka bazë e themel...A nuk kanë kërkuar të na rilindin, gjithnjë të na rilindin, ) të gjithë ata që vumë mbi krye... ( kurrë të lindin e të vijojnë atë, sadopak, që kanë ngritur të tjerët) Shihni pas një shekull histori...