Krim

Krim

 

Shkimet e botuara në këtë libër ndjekin kronologjikisht rradhën e botimit të tyre, njëherësh atë të paralajmërimeve të autorit për krimin që vret cdo ditë shoqërinë shqiptare. Ato përfshijnë edhe ngjarjen e rëndë, atentatin me bombë karshi jetës së autorit në Mars të vitit 2003. Megjithatë ky libër nuk është paralajmërimi i fundit i autorit për krimin. Ai vazhdon e ndofta do të vazhdojë gjithnjë më i egër. Ndërkohë njerëzit duhet të jetojnë. 

Shkrimet e këtij libri pasqyrojnë pra, problematikën e krimit në Shqipëri gjatë periudhës së tranzicionit duke tentuar të bëjnë një analizë të këtij fenomeni tepër të rëndë dhe me pasoja për jetën e shqiptarëve.

Ndër shkrimet e këtij libri përfshihen edhe probleme të lidhura me krimin apo që ndikojnë në të si: ndikimi i filmave në kriminalitet, politika dhe krimi, agresiviteti, dënimi me vdekje, moshat e vogla e adoleshenca dhe krimi etj.

Shkrimi apo rrëfimi i parë i librit që lidhet me krimin që është kryer kundër jetës së autorit, tregon se siç ka paralajmëruar ai në shkrimet e viteve 90, krimi mund të godasë këdo në këtë vënd, deri tek intelektualët e politikanët e sferave më të larta. Realizimi për fat të keq i kësaj profecie, u bë shkas edhe për botimin e këtij libri.