Psikologjia Sociale

Psikologjia Sociale

 

Psikologjia sociale është teksti i parë i kësaj fushe të psikologjisë, i botuar në vëndin tonë. Teksti është botuar në vitin 1997 dhe më pas është ribotuar disa herë. Ai iu drejtohet studentëve të degëve të psikologjisë, filozofisë, sociologjisë, shkencave politike, gazetarisë etj., por edhe lexuesit të gjerë.

Në kapitujt e librit përfshihen tematika të tilla të panjohura më parë për lexuesin shqiptar dhe intersante si perceptimi dhe njohja e unit apo e vetvetes dhe e raportit të këtij uni me shoqërinë, komunikimi verbal dhe jo verbal i njerëzve me njëri-tjetrin, konformizmi, bindja, lidërshipi dhe autoriteti social.

Po kështu, trajtohen dhe tema të tilla të ndjeshme për shoqërinë e sotme shqiptare si paragjykimet sociale, agresiviteti, grupet sociale etj.

Veç trajtimit teorik të këtyre temave të njohura të psikologjisë sociale autori në çdo kapitull i jep rëndësi edhe këndvështrimit specifik shqiptar të kësaj problematike duke dhënë shembuj të realitetit shqiptar të lidhura me këto tema.

Në fund të çdo kapitulli është appendixi “Fokus” i cili merret posaçërisht me përthyerjen karakteristike shqiptare të problematikës teorike që trajtohet në kapitull.