Rrënoja

Rrënoja

 

Është një përpjekje e autorit për të trajtuar në fromë kaledioskopi ngjarje të periudhës së parë të tranzicionit shqiptar 1991-1994.

Së bashku, me problematikën politike ndërthuren probleme sociale, të shoqërisë shqiptare, të moralit në tranzicion të kësaj shoqërie, lidhjet e saj të thella me rrënjët e së kaluarës, tentativat e para primitive për të ndërtuar kapitalizmin shqiptar etj.

Të gjitha këto trajtohen në formën e një udhëtimi imagjinar mes kaosit të një vëndi i cili pas një gjumi letargjik 50-vjeçar të izolimit e diktaturës të paprecedent, është në përpjekjet e para për gjetjen e vetvetes dhe daljes në botën e re.

Ngjarjet e librit mbeten të vijim në fundin e tij.

Pra, libri mbetet me një fund të hapur dukë lënë kështu mundësinë e vijimit të përshkrimit të tranzicionit të gjatë shqiptar. Gjë kjo që për autorin si edhe për autorët e tjerë, mbetet një imperativ e një ngasje e parezistueshme për vetë larminë, origjinalitetin dhe historinë jo të zakonshme të tranzicionit shqiptar.