Shkeljet e veprat penale e civile të TV Top Channel nëpërmjet emisionit Fiks Fare

 

1.  Duke mos qёnё nё gjёndje te kapin ҫdo natё nga njё rast korrupsioni apo shkelje, pёr emisionin e tyre, e provokojnё atё, duke ju futur viktimave gazetare, provokatore qё afrojnё para, seks etj. Situata e krijuar ёshtё pra e sajuar dhe jo reale.Provokimi i palejueshёm dhe nuk quhet vepёr penale pёr viktimёn e provokimit por pёr provokuesin. Modeli merret nga koha e komunizmit, pra nuk kapet situata reale, por sajohet ajo siҫ bёnte Sigurimi i Shtetit pёr tё futur kundёrshtarёt e regjimit brёnda nё burgje.

2.     Ndёrhyrje nё jetёn private, shkelje e privatёsisё, qё nё rastin tim arriti kulmin me organizimin nё shtepinё time tё provokimit nёpёrmjet futjes nё tё tё gazetares gjysёm tё xhveshur nё mes tё natёs. Nё raste tё tjera kёto provokime i kanё kryer nё qendra pune, zyra, mjedise pune private duke xhiruar mjediset private, jetet private tё njerёzve, fytyrat e tyre, bisedat e duke i transmetuar nё mёnyrё tё paligjshme.

 

 

3.     Pёrgjim i paligjshёm nёpёrmjet kamerave tё fshehta, ҫimkave (aparate te vogla incizimi), qё siҫ dihet lejohen vetёm me vendim prokurorie dhe shfrytёzim i kёtij pёrgjimi pёr tё dёnuar njerez (e kanё bёrё prokuroria e gjykata shqiptare me disa nga viktimat e pёrgjimit tё Filip Çakulit duke i dёnuar padrejtёsisht mbi bazёn e kasetave tё regjistruara nё mёnyrё tё paligjshme nga Emisioni Fiks fare i Filip Çakulit). Shёmbull: Zana Shoshaj, Dritan Sula, dёnuar nga gjykata mbi bazёn e kasetёs sё inҫizuar gjatё provokimit tё organizuar nga futja e gazetares provokatore Alkida Bedini si joshёse per Dritan Sulёn per t'i nxjerё pohime pёr fёmijё tё shitur nё Itali. Po kjo gazetare u dёrgua edhe nё shtёpinё time.

 

4.     Transmetim i paligjshёm i imazhit dhe denigrim i tij, madje i dhёnё nё mёnyrё tё pёrsёritur dhjetra herё si nё rastin tim. Dhe kёto janё praktika tё revolucionit kulturor kinez, apo si Revista Hosteni ku Filipi punonte dikur, dhe ku nxirreshin publikisht e diskreditoheshin njerёz. Diskreditimi publik i njeriut bёhet tek ky televizion paraprakisht, ende pa u gjykuar e kur parim themelor i tё drejtave te njeriut ёshtё prezumimi i pafajёsise. Njeriu prezumohet i pafajshёm, e ndёrkohё qё ai mund tё dalё i pafajshёm mё vonё nё gjykatё, siҫ ka ndodhur, mbetet ky dёnim i ulёt publik, transmetimi televiziv qё shkatёrron jetё njerёzish e qё nuk e shlyen mё dot kurrё askush.


Nё rastin tim u kaluan tё gjithё kufitё duke e transmetuar lajmin e gjoja "kapjes" time edhe nё agjensi tё huaja, ku asnjerёs nuk ju tha se "mё ishte dёrguar vajza provokatore nё shtёpi gjysёm e xhveshur nё mes tё natёs" por u shpёrnda anembanё nё botё lajmi i shprehur kёshtu:"Ministri kёrkon seks nё kёmbim tё vёndit tё punёs". Ky ёshtё pra jo vetёm transmetim i paligjshёm por edhe shtrёmbёrim publik i fakteve pёr njё diskreditim ndёrkombёtar tё imazhit tim.
Janё denocuar gazetare tё kёtij emisioni qё u vjelin gjoba viktimave kundrejt premtimit tё Filip Çakulit pёr mostransmetim tё fakteve denigruese. Rasti i gazetarit Ervin Dushi tё kёtij emisioni qё u denoncua nё media se vinte gjoba nё Gjirokastёr dhe iku jashtё vendit. Ky fakt ёshtё nga mё tё fundit.



Tё mos harrohet qё njeriu qё i organizon kёto Filip Çakuli, ka dalё me dosje, si spiun i Sigurimit tё Shtetit, si njeri qё ka dёnuar njerёz nё kohёn e regjimit komunist nёpёrmjet denoncimeve tё tij. Dosjen e plotё e ka Partia Demokratike. Kёto i publikoi Tv Klan nё janar, nё javёn e fundit tё muajit. Emri i njёrёs prej viktimave tё Filipit nё kohёn e diktaturёs ёshtё Fatbardh Kupi. 12 vjet burg pёr shkak tё denoncimit tё tij pёr njё hartim tё shkruar nga Fatbardh Kupi nё shkollё, pёr tё cilin Filipi denoncoi se nё hartim ishte shkruar kundёr regjimit. Pas kёsaj viktima Fatbardh Kupi dёnohet me 12 vjet burg pёr agjitacion e propagandё.

Faksimile Filip Cakuli Komunizmi

 

Disa nga viktimat e emisionit Fiks fare qё si rrjedhim i tij janё shkatёrruar:

1.     Alfred Sejdiaj, diplomat, pedagog i gjermanishtes dhe kandidat pёr ambasador, i ndarё nga familja, i sёmurё mёndёrisht dhe i ikur nga vendi

2.     Llazi Binishi, Pogradec, sot i papunё e nё gjёndje depressive

3.     Vigjilenca Mustafa, mjeke, e papunё, e shkatёrruar.

4.     Pedagogu i Universitetit tё Tiranёs, pedagog i Turqishtes, Nezir Bata qё ёshtё shkatёrruar psikikisht dhe ёshtё nё gjёndje tё rёndё depresive.

5.    Vajza nga Vlora Joana Dudushi, pseudonimi Stela tё cilёn e futёn nё njё repart kufiri detar, pёr tё provokuar e pёr tё bёrё seks me oficerёt (pёr t'i komprometuar ata) dhe mё vonё u gjёnd e vrarё dhe e hedhur ranishteve tё Vlorёs.        


et., etj, jane dhjetra e dhjetra raste nё mos qindra se emisioni ka disa vjet, dhe ky emision vazhdon akoma duke rrezikuar jetё njerёzish.