Skandal

Skandal

 

Është ngjarja personale e autorit e Marsit të vitit 2009. Ajo përshkruhet nga vetë autori si një nga skandalet mediatike më të rënda dhe diabolitikisht të stisura nga media dhe politika shqiptare karshi një individi e personaliteti në këto 20 vite tranzicioni shqiptar. Në këtë libër jepen fakte reale sesi u organizua dhe u zhvillua ngjarja, (një atentat tjetër pas atij të vitit 2003), ndaj jetës sociale, politike dhe pedagogjike të autorit dhe reputacionit të tij. Në libër jepen dhe komunikimet me sms dhe vlerësimet e njerëzve të thjeshtë drejtuar autorit dhe qëndrimet e tyre të indinjuara qytetare karshi skandalit të stisur.

Po kështu, bëhet dhe një përshkrim i shkurtër i aktivitetit dhe personalitetit politik, akademik, e social të autorit dukë vënë ne dukje edhe nje herë, si në mjaft raste të tjera në historinë e këtij vendi, tendencën negative të disa segmenteve të shoqërisë shqiptare për të goditur vlerat, punët dhe aktivitetin e njerëzve e personaliteteve në dobi të këtij vëndi.

Në fund të librit jepen bashkangjitur edhe adresat e videove në youtube, ku nëpërmjet kasetave origjinale të siguruara nga miqtë e autorit, shikohet e qartë intriga dhe kurdisja e saj kundër autorit në tërë poshtërsinë dhe shëmtinë e saj.