Psikologji Shqiptare

BALLO PA MASKA 
Dhe kemi arritur kësisoj së fundmi të jemi të gjithë në piacë, vallëzojmë të gjithë në shfaqje publike, në media, në një BALLO të madhe pa MASKA. Tani të gjithë po vallëzojnë e çapëlejnë pa maska. Politikanë, analistë, bankierë, biznesmenë, mediabërës, “akademikë”. Së fundmi janë flakur tej edhe maskat. Maskat e të gjitha llojeve. Maskat moral, maskat virtyt, maskat antikorrupsion, maskat drejtësi, (gjyqtarë e qyqarë), maskat paanshmëri analistësh, maskat demokraci, maskat dituri e erudicion etj., etj. Tani të “gjithë” e dimë kush është tjetri, ai, ajo, ata. Të gjithë, e dinë kush janë “të gjithë”. Tani të gjithë vallëzojnë. hapur pa maska dhe publiku i duartroket ashtu si janë pa maska. Dirigjuar nga regjisorë politikë, gjithashtu pa maska. Ngjason disi (por me fuqishem) me fenomenin gjithnjë e më të shfaqur në dekadat e fundit në futboll, ku dihet se ndeshjet shiten jo rrallë, por publiku sërish i ndjek, në stadium, me pult në dorë (si emisionet opinione) i duartroket, bën tifo. Se prapëseprapë jemi tifozë. Kemi nevojë për adrenalinë. Vallëzimi, balloja pa maska është bërë vallja e shqipeve. Apo anasjelltas? Te gjithë dorë më dorë hedhin vallen pa maska, ballon e korruptës së hapur. I gëzohen ditëve që sollën partitë.
(nga libri “Psikologji shqiptare” viti 2018)

---ShOQëRIA GjASME. - 
...Aty ku tradita është vlerë, aty ku historia, e kaluara është themel, aty dhe e zakonshmja në dukje, dhe ajo që s'duket, një restorant, një dritare, një kafe e thjeshtë, kthehet në institucion. Një restorant i vjetër në Paris, "Le Procope", një rruginë, një vend ku takoheshin Rusoi, Verleni, Dideroi e të tjerë. Një atmosferë që të rrethon tek hyn ... A thua se takon vetë ata, tek sheh fotot në mure, vjetërsinë e bukur të drurit, pasqyrat e kristalta, “menynë e filozofëve”. Çdo gjë e ruajtur me dashuri. Histori, detaj, qëndrueshmëri, vlerë, respekt për të shkuarën. THjesht: ata që iluminuan një popull kanë qenë edhe këtu..janë e mbeten ende gjallë.
...Ndërkohë te ne çdo gjë sikur është bërë e bëhet, stiset a ndërtohet që të mbetet veç për pak, përkohësisht, fluturake,kalimtare. Që shpejt të bjerë apo dhe në s'bie, të vijnë të tjerët, ata më pas e ta shembin. Që dhe në pastë a u bëftë vlerë ta vdesin: njëherazi, pas pak kohe apo pak nga pak si çdo gjë. E që pastaj të na shfaqet diçka tjetër, e porsa lindur a e rilindur, e re, e paparë. Këtu, nuk mbetet dot gjë e qëndrueshme në këmbë, vlerë e qenësishme, histori, materje, njerëz. Asgjë pothuaj; as njerëzore e as lëndë o Zot! Çdo gjë që ka brenda vlerë, traditë, a histori shembet apo mbulohet, zhduket, vdes, kalon në heshtje. Kujtoni vargjet, të lexuara pak ndryshe e të përsëritura pa fund te ne me cikle brezash, “e vjetra shembet, një jetë e re rilind gërmadhash”. A thua se i themi a duam t'i kujtojmë gjithnjë vetes e tjetrit, se jemi kalimtarë, se shpejt do të ikim, do të vdesim e nuk do të lemë e nuk do të mbetet asgjë pas nesh, as histori, as emër, as e kaluar. As nam e as nishan... .....Dhe ja ku jemi sot e kemi ardhur pothuajse pranë fundit: në rrëgjimin e pjesës më të madhe të vlerave, në rrafshimin e hierarkisë së vlerave të së shkuarës e të së tashmes: si mishërim i degradimit total të të gjitha sistemeve: arsimore, politike, juridike, akademike e mediatike dhe të zëvendësimit të tyre me sistemet Gjasme. Kemi arritur kështu në një Shoqëri Gjasme: ... Liderë e deputetë injorantë me shumicë: gjasme, kriminelë-deputetë: gjasme, pronarë injorantë të mediave e universiteteve (gjasme), besim fetar gjasme,diploma gjasme, akademikë e profesorë e doktorë madje edhe skandale gjasme (se duhen edhe skandale, sado gjasme) që të duket edhe kjo shoqëri e plotë, me të tëra, si të tjerat. Shoqëria Gjasme në tërësinë e saj gjasme, me të mira e të këqija gjasme, me paradat, mburrjet, titujt, gradat, ofiqet e mbretin që i jep...gjasme. ...Vetëm banaliteti nuk është gjasme... 
(nga libri "Psikologji Shqiptare)

---GjËMA E MADHE E MËSONJTORES SË LARTË ShQIPE
Shkatërrimi i vlerave e hierarkisë së tyre në Shqipëri arrin kulmin me Shkatërrimin e arsimit të lartë, si një kulm i rrënimit të vlerave e hierarkisë së tyre. Inondata e universiteteve private dhe degjenerimi i tyre në biznese private vulgare pati ndikim fatal si fenomen në shkatërrimin e hierarkisë së vlerave. Më pas, rrënimi paralel i të dyja sistemeve, privat e publik, mund të konsiderohen së bashku ndër fenomenet që i kanë dhënë goditjet më rrënimtare hierarkisë së vlerave te ne. Me të drejtë, këtë goditje, ndër më fatalet që i janë dhënë arsimit të lartë dekadat e fundit mund ta quajmë me një emër: Gjëma e madhe e mësonjtores (së lartë) shqipe.

Arsimi i lartë është një ndër burimet kryesore të vlerave e hierarkisë së tyre. Arsimi, kulmimi i tij me arsimin e lartë, krijon te njeriu disa vlera fondamentale: Vlerën e madhe kulturë. Vlerën jetësore profesion. Vlerën e madhe dije. I shton një vlerë ose disa vlera të tjera personalitetit. Është njëherazi vlerë e madhe si e ardhme e kombit. Ndotja, ndyrja e këtij burimi, zëvendësimi me rrëke, sjell bastardimin dhe zhdukjen e çdo hierarkie vlerash. Të rrënosh, bastardosh, karikaturizosh atë, është të shkatërrosh të ardhmen. “Rrënimi i hierarkisë së vlerave, te ne zë fill e ushqehet nga politika dhe merr goditjen më rrënimtare, me degjenerimin e sistemit universitar, arsimit të ashtuquajtur të lartë”. Kështu mund të quhet me plot gojën ajo që ndodhi pas viteve 2005. Në formë ditari duhet të fillohej kështu: Duke filluar nga viti 2005 e tëhu filluan të hapen e vazhduan të hapen me dhjetëra universitete private. Kjo inondatë bëri që së bashku me ato ekzistuese, numri i universitete a institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri të shkonte në mbi 60. Këtu u shfaq deri në babëzi, si fillim dëshira e mjaft privatëve të pangopur për fitim. Për fat të keq mes tyre dhe e mjaft injorantëve që nuk kishin asnjë lidhje me botën akademike. Për ta lëshuar pa fre këtë inondatë, u shfrytëzua në mënyrë spekulative nga qeveritë edhe dëshira e kahershme dhe e përhershme e prindit shqiptar për t’u dhënë fëmijëve shkollim të lartë. Etja e tyre për një diplomë për fëmijët, duke e lidhur këtë gjithnjë me zënien e vendit të punës, karrierën, deri në konceptin e rrënjosur që në diktaturë se sidomos për femrën, diploma ishte një lloj paje me goxha vlerë. “Le të shkojë rinia, s’ka asnjë të keqe”, ishte një ndër parullat qeveritare të kohës. “Sa të rrijë rrugëve, le ta kalojë kohën në bankat e shkollës rinia?!”. Harrohej vetëm një gjë: në bankat e moçalishteve të quajtura shkolla të larta, niste të vdiste e ardhmja e një kombi që pastaj më kot kërkohej të ringjallej e vdekur gjenetikisht që në embrion. Truri i malformuar që në rini, madje që në vegjëli mediatikisht, politikisht, kulturalisht, nuk shërohet dot, në moshë të madhe kur metastazat e injorancës, padijes e mentalitetit mbrapsht e kanë inonduar.… Ndërkohë që ne arrinim numrin 63 të universiteteve, në vendet më të zhvilluara të Europës, në vendet e OECD etj. (Organizata për Zhvillim dhe Kooperim Ekonomik, ku bëjnë pjesë vendet e BE-së dhe Kanadaja, Australia, Japonia etj., Forum ku qeveritë e këtyre vendeve punojnë së bashku duke shkëmbyer eksperiencat e zgjidhur problemet e përbashkëta), kishte dhe ka një standard sipas të cilit duhet të ketë mesatarisht një universitet për një milion banorë?! Te ne, edhe pas mbylljes me të drejtë pas vitit 2013, të 22 uçilishte-moçalishteve, ka ende dhe 36 të tjera. Një numër sa qesharak për një vend me më pak se 3 milionë banorë tashmë, po aq edhe i frikshëm për nga pasojat e budallallëkut në të ardhmen e vendit, rinisë së këtij vendi, e progres-regresit të tij. Pa mohuar që mes tyre ka disa pak shkolla të larta cilësore, shumicën syresh, mund t’i quash sërish moçalishte, ku vazhdon mbytet, përmbytet, a më mirë zbrazet truri i ri shqiptar. (Sa i takon trurit që ikën e që studion jashtë vendit e që rrallë kthehet për të kontribuar këtu, ai nuk është më yni. Progresi ynë mbetet kësisoj në duar që zor se do të dinë ta mbajnë të ardhmen e këtij vendi si europiane) ... Një numër
i vogël të rinjsh, tej çdo propagande, punësohet me këto diploma në Shqipëri. Në Europë nuk bëhet fjalë. Ndër kulmet e gënjeshtrave hipokrite është ajo e njohjes së diplomave të disa universiteteve shqiptare jashtë vendit. Formalisht për një pakicë edhe mundet. Praktikisht, vend pune me to nuk ka gjetur njeri deri më sot ... Pastaj historia vazhdon pak a shumë kështu në formë kronologjie a ditari: 15 tetor i çdo viti arsimor pas viteve 2000. Një armatë e tërë rinore i drejtohet univers(?)iteteve. Jepen mijëra letra me vlerë (lek), në këmbim të letrave pa vlerë (kartonë të quajtur diploma). Më tej vijon farsa e vitit arsimor. 
...E gjitha kjo pra filloi me hapjen e paparë pa fre të “mësonjtoreve të lartëra”, siç do të mund t’i kishin quajtur Noli e Konica, apo uçilishteve-moçalishte (uçilishtet në sistemin arsimor sovjetik ishin shkolla të tipit universitar për përgatitjen kryesisht të mësuesve, që nuk shquheshin për ndonjë nivel të lartë në krahasim me universitetet). Gjithsesi edhe uçilishtet ishin ku e ku më lart në krahasim me pjesën më të madhe të këtyre tonave. Këto u lejuan të bëhen të panumërta me pretekstin bazë të moslënies rrugëve të rinisë e zënies së kohës së tyre të lirë në mënyrë “produktive e të kulturuar”. Në qoftë se do të bënim një krahasim me periudhën nga erdhëm deri në inondatën e universiteteve private, do të thoshim se kaluam nga uçilishte në moçalishte. Po t’i krahasojmë më tej si etapa historike, mund të thuhet se pas vitit 2013 u bë një tentativë për të disiplinuar disi uçilishtet (shkollat publike) e për të reduktuar me rreth 40% moçalishtet.Kjo ishte vetëm një pjesë e asaj që duhej bërë. 
Mbeti sërish shumë kalbësi. E kjo bëri që shumica e asaj që quhet arësim i lartë tek ne, të vazhdojë të jetē një Hipokrizi masive a shtetërore (arsimore) ku të gjithë, në një pjesë dërrmuese gënjejnë veten, fëmijët e njëri-tjetrin se po arsimohen, “së larti”, kur ndërkohë zbritet e zbritet poshtë e më poshtë. Një hipokrizi masive, brenda një sistemi mashtrimi masiv të paparë në botë deri më sot. Ky është një arsim formal fals, ku thelbi i së keqes është se studentët, shumica të dobët e pa interesa, duhet të kalojnë edhe kot, sepse Pronari (e theksoj pronari i biznesit) e jo “administratori”, siç e quajnë gjoja me modesti veten ata, duhet të fusë në xhep paratë, të gjitha paratë. Paratë janë vetëm të tij. Ndërkohë shumicën e 36 UT-ve, i kemi të tilla dhe paratë e studentëve nuk shkojnë siç duhet në një masë dërrmuese, për zhvillimin më tej të tyre, për hapjen e bibliotekave, laboratorëve, mjediseve rekreative, klinikave universitare. Ato shkojnë si fitim biznesi te të quajturit “administratorë”. Ndërkohë që këta, sipas ligjeve për universitetet private në çdo vend të botës, duhet të marrin vetëm paga. Shumë-shumë paga të larta. Kjo, sepse administrimin e parave të studentëve nuk e bëjnë siç e ka bota e ligjet e saj të studiuara mirë, bordet e të besuarve (board of trustees) me njerëz të zgjedhur nga prindërit, komuniteti, biznesi etj. Ato para thjesht mblidhen në thesin e pronarit a pronarëve. Kjo është dhe thembra e Akilit e universiteteve private: Kthimi i tyre në biznese mirëfilli me qëllim pasurimin e pronarëve e jo mirarsimimin e të rinjve. Universitetet private duhet ditur, se ndonëse të themeluar nga individë privatë, janë një e mirë publike, që i shërben publikut. Universiteti sado që quhet privat, ka përgjegjësi për formimin e të ardhmes së vendit, dhe si e tillë duhet të kontrollohet e nuk mund t’i lihet në dorë një individi. Jo rrallëherë individ ky, pa lidhje me sistemin akademik, madje më keq. Për një pjesë të universiteteve e keqja qëndron edhe te një pjesë e pedagogëve që nuk janë në nivelin e duhur, madje janë në mjaft raste edhe nën nivelin mesatar si ish-studentë të dobët. Ka ndër ta me diploma të falsifikuara universitare e doktorale. Deri falsifikim dokumentash profesorale. Ndonëse për hir të së vërtetës në disa pak prej universiteteve private, janë rekrutuar me sukses në sajë të pagave të larta pedagogë nga më të mirët e universitetit të dikurshëm shtetëror të Tiranës, e ndonëse për hir të ndërgjegjes tashmë të brumosur profesionale, leksionet e tyre janë mjaft të mira, arsimi i lartë privat në shumicën e tij, çalon keqas. Sepse problemi edhe në këtë rast qëndron në faktin që sado të përgatitur pedagogët (në një pjesë të tyre), të gjithë studentët, sado të dobët, duhet me detyrim të kalohen prej tyre. Sepse ndryshe bien të ardhurat e pronarit. Kësisoj lind pyetja, se sa ndër studentët i ndjekin a i dëgjojnë këta pedagogë të mirë e leksionet e tyre për të përfituar dije? Shumica e di që do të kalojë se prindi paguan. Kemi për rrjedhojë është detyrimin e pedagogut, herë të thënë direkt e herë në mënyrë të kamufluar, për të kaluar çdo student parapagues. Duket sikur në disa nga universitetet private, nuk të thotë kush gjë po e ngele studentin. Por thjesht pas një kohe relativisht të shkurtër, pedagogut që ngel i bëhet dalje. Diktatorët e vegjël të UT-ve private veprojnë në çifligun e tyre, me dorë autokratike, asistuar nga shërbyes të vegjël nga rrethi i ngushtë, i të afërmve a të besuarve. Gjithçka si në një biznes a pronë private familjare. Prindërit dhe pjesa më e madhe e publikut të gjerë, nuk e dinë se si funksionon ky sistem në botë e si duhet të funksionojë edhe te ne. Duhet ditur se universitetet private ndryshojnë rrënjësisht si funksionim nga bizneset e tjera, për një arsye thelbësore të lidhur me atë thembrën e Akilit që u përmend më sipër: pikërisht sepse aty formohet profesionalisht një brez e një e ardhme e tërë e një vendi, cilido qoftë themeluesi. Me kalimin e kohës, shkollat e larta edhe pse të rithemeluara nga individë, nuk i takojnë më vetëm atij, por në atë mënyrën që thamë më sipër, edhe publikut. Në botë, publiku i ka ato nën mbikëqyrje nëpërmjet bordit kontrollues publik që shumë-shumë ia rrit edhe deri në kufij qiellorë rrogën pronar-administratorit, por edhe e nxjerr jashtë biznesit, kur universiteti ecën keq. Pak a shumë siç i ndodhi Jobs- it me bordin e aksionerëve, të themeluar nga ai vetë, që e nxorën jashtë biznesit kur aksionet ranë. Dhe kjo ndodhi me Jobs-in. Me njeriun që ndryshoi botën. Pavarësisht se ai me gjeninë e tij u ringrit e krijoi menjëherë një tjetër kompani. Kurse te ne administratori nuk ka as më të voglin kontroll real. Kësisoj shumë shpejt veç fuksave e plebenjve intelektualë që bëjnë ligjin, do të vijë një ditë që në universitetet private, pse jo, edhe gjyshja e administratorit (pronarit), t’u kallëzojë përralla nga e kaluara studentëve ...
Shumica e këtyre shkollave të larta, janë universitete jouniversitete, që ashtu si në historinë e vërtetë të McDonalds me klientët, kanë kohë që i japin publikut, vendit, të ardhmes së tij, në vend të lëngut natyral, lëng artificial pluhur. Apo ndryshe në shqip, sapunë në vend të djathit. Biznesi mbi të gjitha. Puro biznes. Ndërkohë është dhënë premtimi që shpejt këto biznes-universitete të kthehen në fondacione. Por vitet po kalojnë e kjo po rezulton një gënjeshtër e madhe e tipit “kalenda greke”, ndërkohë që pronarët e “kulturës universitare” vazhdojnë të mbushin xhepat, duke inkasuar shuma gjigante e duke menduar për riinvestime gjigante a shumëfishime të bizneseve universitare deri në zaptimin e plotë edhe të këtij “biznesi” pas atyre të bananeve, mediave, karrigeve parlamentare ...
...Në 100-vjetorin e Partisë Laburiste Angleze, ish-ministri i Jashtëm, Robin Cook, vuri në dukje se “në rast se nuk do të mendojmë për arsimimin e brezit të ri, për mileniumin e ardhshëm, Anglia rrezikon të bjerë në kurthin e varfërisë”! Kjo u tha për gjashtë vendet më të industrializuara të botës. Ndërkohë te ne në buxhet, arsimi nuk renditet kurrë ndër sektorët prioritarë. E ndërkohë që ne jemi ndër dy-tri vendet më të pazhvilluara të Europës dhe kjo reflekton ku e ku më direkt në jetën tonë. E ndërkohë që qeveria jep disa pak qindra USD per capita për arsimin, kur bota jep 7000. Madje ua ndan edhe privatëve një pjesë të këtyre, se janë “të varfër” dhe kjo quhet reformë madje e madhe e suksesshme. Dhe kjo natyrisht ka ecur e vazhdon të ecë, përderisa ka prindër të paditur, por dhe të mashtruar që nuk kuptojnë a nuk duan t’ia dinë se po mashtrohen. Mjafton të marrin fëmijët një diplomë. Pranojnë sistemin, përshtaten me të, paguajnë për një copë letër pa vlerë, e më pas në rrugë tjetër, kërkojnë vende pune për fëmijët gjoja të shkolluar. Natyrshëm që nuk njohin asnjë lloj vlere, hierarkie, pedagogjie. Nga kjo natyrshëm del se pa kuptuar mbajnë në këmbë e ruajnë sistemin dekadent ekzistues duke e ushqyer bija e bij “specialistë” fals. Si përfundim së bashku me arsimimin fals, i bëjnë ata më mediokër se vetja e tyre, për një kohë më tej se e tyrja. Në antitezë me thënien vërtet rilindëse të një shekulli e kusur më parë: Mësojini fëmijët të dinë më tepër se vetja ... juaj se ata janë për një kohë më tej se koha juaj.
Po kur filloi tamam kjo gjëmë
Kjo nuk filloi kur ligji i arsimit të lartë lejoi të formohen dy tri universitetet e para private. As edhe kur letrat pa vlerë me titullin “Doktor i shkencave” mbi to në universitetet publike e ndonjë privat iu shpërndanë si tollona qindra individëve. As atëhere kur në universitetet publike kishte “profesorë “ me deri 60 udhëheqje diplomash doktorale. Kjo gjëmë madje nuk kishte filluar akoma tamam, as atëherë kur ish-pedagogu im tha se arsimi i lartë kishte hyrë në një fazë rreziku të lartë se nëpër auditorë po jepnin mësim si pedagogë ish-studentët e gjashtave, (ndërkohë që kishin filluar të bëheshin “lektorë” edhe ata të pesave e katrave). Deri në këto kohëra që po flasim, situata po përkeqësohej, por nuk ishte akoma katastrofë.
... Në të vërtetë, kjo gjëmë e madhe e mësonjëtores së lartë shqipe filloi të ndodhte atëherë kur batakçinjtë e qylaxhinjtë, njerëz pa asnjë lidhje me sistemin akademik, nisën të nuhasin erën e mishit të ngordhur edhe në botën universitare, aty ku nuk kishte bërë ende vaki të hynin injorantët, shkatërruesit e vlerave të çfarëdo lloji në këtë vend. Sepse deri atëhere nuk ia vlente barra qiranë të lodheshe a bëje këtë, në ato fillime kur ishte shumë më e lehtë të merreshe me politikë, biznes, media. Asokohe ende nuk ishte i zorshëm biznesi që të jepte shumë para, sepse mund të shisje dhe mish të ngordhur gomari, mjaft ta sillje nga jashtë, e t’i mbushje hazinetë plot. Por një ditë edhe këto fusha ishin pushtuar, rafinuar, monopolizuar, kishin bosët e tyre e nuk mund të haje më kollaj në to. Së fundmi, duhet të gjenin diçka tjetër të kollajtë dhe e gjetën. Ishte gjeniale, e paparashikueshme, e paparë: Nuhatën erë e mishit të ngordhur “akademik”, e kërmës universitare dhe mësynë e filluan të hanë edhe aty. Pra kjo ndodhi kur erdhi më në fund koha kur çakejtë e hienat nuk po i gabonte më nuhatja, se diçka po ndodhte a po kalbej edhe në atë që duhej të ishte koka, truri, pjesa elitare e trupit të drobitur të këtij vendi dhe se edhe atje mund të hyhej për të bërë biznes e për të fituar pa llogaritur si atëherë në kohën e biznesit të gjelave, se sa mend a sa shkollë kishe. Kësisoj dyert e tempujve të dijes filluan të shqyhen. Erdhën me rrokullimë vitet kur së fundmi të quajturit pronarë universitetesh, në një pjesë të madhe injorantë, krijuan universitetet letër, u bashkëngjitën edhe një aradhe të paaftësh, që u kthyen në pedagogë. Kishte syresh nga ata që nuk kishin dhënë më parë as edhe një orë leksion në jetë të tyre. Jo më kot është thënë se në këtë vend mund të bëhesh gjithçka dhe kushdo. Mund të bëhesh ministër e drejtor, biznesmen e president, shef i madh ... me gjasme a pa gjasme, mjaft të dish të nusërosh disi. Por të bëheshe pedagog, pedagog, ca më pak profesor me titull, kjo nuk ishte menduar kurrë se mund të ndodhte. Megjithatë ndodhi edhe kjo. Si ndodhi?! Si mundi të ndodhë? ... Sepse, siç thamë, të jesh pedagog të duhet së paku të dalësh para studentëve e të lexosh në mos të thuash diçka. Por këtë nuk e bën dot kushdo se “e zë libri”. (“Ndodh si me atë politikanin që duke pritur avionin, tek pa se të gjithë po lexonin diçka,“ krreu“ edhe ai një libërth e zu kinse të lexojë, por ra papritmas palmuç e s’morën vesh ç’e gjeti. Shyqyr që u gjet dikush me mend e ia bëri diagnozën ‘e zuri libri’ tha, e ia hoqën librin nga dora e kështu shpëtoi“). E tamam këtu fillon e komplikohet historia që duket se nuk gjen shpjegim e s’ekziston në asnjë vend të botës e pedagogëve fals. Historia e atyre që nuhatën kërmë e mësynë si mëzatë të padijes mbi UT e u bënë me nder edhe pedagogë.
...Megjithatë nuk mbaroi vetëm këtu e keqja e madhe që pllakosi shkollën tonë të lartë. Sepse për hir të së vërtetës kishte e ka siç thamë, ende pedagogë që ligjërojnë në universitetet private, pas një karriere të gjatë në universitetin publik e që zhvillojnë mësim të mirëfilltë. Batakçinjtë e „pedaguakët“ prapë edhe për një fare kohe, nuk ishin shumicë.
... E keqja tamam, zuri rrënjë që hajde t’i shkulësh, kur politika, qeveria, partia, partitë, në pamundësi për t’u zgjidhur njerëzve problemet e mëdha, pasi u themeluan nja dy-tre universitete të mira, nga njerëz që kishin një jetë tërë, në botën akademike, hapën dyert për vërshimin, inondatën e dhjetëra universiteteve të tjera. Pa asnjë kriter e pa çarë kokë se kush po i themelonte këto universitete. E keqja u betonua tamam kur njëherazi me “biznesmenët e dijes”, politika filloi të shëtiste fshat më fshat e qytezë më qytezë e të premtonte se dhe aty do të themelonin një universitet. Më e keqja ishte se si rrallëherë këtu e mbanin fjalën. Dhe kësisoj lloj-lloj honxhobonxhosh kthyen madje edhe shkollat tetëvjeçare e të mesme në universitete. Ca të tjerë me më shumë para, ndërtuan vetë godina, duke e konsideruar aliazhin llaç-tulla-beton, të mjaftueshëm për t’i vënë emrin universitet. ... E keqja e vërtetë në arsimin e lartë, u bë fenomen, kur veç biznesmenëve vulgarë që më vonë u bënë oligarkë, edhe politika e pa dhe arsimin e lartë si biznes që mund t’ua falte a shiste biznesmenëve e elektoratit. Sidomos atyre pa asnjë lidhje me botën akademike. E keqja vazhdoi edhe kur pak më pas këta biznesmenë filluan t’i paguajnë asaj jo vetëm në para. Në disa lloje formash e shpërblimesh dhe për ta pasur më pas biznes krejt personal. Ja këtu ka filluar shkatërrimi i arsimit të lartë që në themel, e vazhdon me rrokopujë tatëpjetën e s’ka kush e mban më drejt rënies së lirë. E nuk ka fasadë ta mbulojë karakatinën që është brenda. Për rrjedhojë kemi në piacë një kulturë të tipit bulevardesk a të gjithëdijshëm gazetaresk, a ndryshe “gjithologji” gazetareske, nga ajo disi më e kultivuara e deri tek ajo e niveleve më të ulëta, që shfaqet rëndom në mediat tona deri në të shprehurit me gabime gjuhësore. Tipologji e kulturës shqiptare të kohës. Pak a shumë të kujton kohën kur disa tipa merrnin nga disa pak më të ditur, thërrmija informacioni a copa njohurish për tua servirur të tjerëve si të lexuara në libra, a si pjesë e kulturës së tyre personale.
Po ndërkohë, universitetet publike (jo të gjitha) vazhdonin udhën e tyre. Disa pak sipas traditës, kurse ca të tjera nën udhën e shembullit të keq. “Përse të mos përfitojmë edhe ne, kur deti u bë kos, e ne ishim të parët që hanim nga ky kos kur ende ishte në pjatë”, menduan këta. Dhe nisi natyrshëm edhe një debat i tipit: “Privatët apo publiku”. Për hir të së vërtetës, janë disa fakultete të UT publike që nuk e humbasin traditën. Janë disa pedagogë atje që do të mbeten pedagogë e profesorë në tërë kuptimin e kësaj fjale derisa të vdesin. Por ka për fat të keq sot veç universitete private, mjaft universitete publike moçalishte. Ka brenda mureve të tyre, klane e oligarkë të këtyre moçalishteve që nuk i lëshojnë prej dekadash këto lloj pronash publiko-private nga dora. Ka dhe aty profa të çuditshëm që nuk dinë ç’është leksioni. Ka banda mediokrish që janë po aq poshtë sa 20 vjet më parë a ca më poshtë ... Ka pseudoprofër që udhëheqin 60 doktorata njëherësh etj. Ka që u plakën e nuk japin dot më as drejtësi e respekt hierarkie akademike as në pleqëri. Japin përkundrazi një goxha padrejtësi sa një mal. Këta janë disa nga drejtuesit e sistemit publik të arsimit të lartë. Jo të gjithë. Por në gjithë sistemin e kalbjes së vlerave e bjerrjes së hierarkisë së tyre, pas do kohe, zor të mbeten më ishuj të gjelbër ... Më e frikshmja është se për këtë gjendje a për këto universitete private, e në mbrojtje të disave publike, protestojnë, luftojnë a debatojnë jo më shumë se ca dhjetëra maksimumi qindra studentë, ndonjë a ndoca pedagogë e as edhe një prind. Përgjegjësia qytetare, njohja së paku e së keqes, e cila mbetet tërësore, thelbësore, e jo në nivel lufte mes privatit e publikut, siç reduktohet shpesh, mbetet në nivel pranë zeros. E ndërkohë shkatërrimi i sistemit të arsimit të lartë vijon e ka kohë që ka marrë përmasa mbarë kombëtare
Nga libri “ Psikologji Shqiptare”)

P.S Libri nga i cili u shkëput me shkurtime ky kapitull, u shkrua ndër vite e u botuËndrra miliardere

Kam njohur një njeri që mishëron sa askush, apo si shumë të tjerë, ëndrrën miliardere shqiptare të këtyre dekadave postçmënduri e çmënduri lloji tjetër njëherazi. Kur në verën e vitit 90 u hapën ambasadat, ai ishte ndër të parët që u përgatit. I erdhi rrotull ambasadës disa ditë rrjesht, njohu mirë gjendjen, pa të hynin sa e sa dhe pastaj si një filooksidental i vërtetë, lindur për atë dhe vetëm atë botë, hyri qetësisht brenda në ambasadë, pikërisht ditën e fundit, atëhere kur u tha që do të mbylleshin portat. Në atdheun që po linte pas ishte marrë me gjithshka, që mund të arrinte të bënte një njeri i mendjemprehtë, i cili me inteligjencën e shkathësitë që kishte, nuk mund të pranonte të bënte jetën mizerabël që impononte ai sistem. Brenda ligjit por ca herë edhe jashtë ligjit. Gjente monedha të mbretërve të njëqind dyqind e kusur vjetëve më parë, aty ku nuk ja priste mendja njeriu, në shtëpi qytetarësh rënë nga vakti, në sëndyqe fshatarësh, në fshatra a vende nga më të largëtit e më të humburit.I rishiste e i këmbente ato që gjente a që i blinte për hiçmosgjë. Gjente gjela siç quheshin atëhere monedhat e arta e blinte me to sahatë, i nxirrte jashtë e i fuste brenda. Gjente stoli e objekte të vjetra. Shkurt bënte këto e sa e sa të tjera punëra kontrabandë që i kanë bërë dhe të tjerë,madje edhe vetë shteti hipokrit i asaj kohe. Por askush nuk i bënte si ai. Me talent e dashuri. Jo aq për fitimin që e rishpërndante bujarisht, se sa për vetë aksionin, shijen e tij e të rrezikut që mbartte. Kaq ishte protesta ekonomike që mund t'i bënte asokohe regjimit. Ligji i asaj kohe arriti ta “fshikte” veç një herë por jo aq rëndë. E provoi ca kohë burgun por veç një herë e jo më. Ndofta sepse jo vetëm ishte vetë i shkathët por edhe sepse i ruhej si dreqi humbjes së lirisë, që edhe ashtu ishte mjaft e kufizuar. Kështu pra për t'ju kthyer verës së vitit 90, pas atyre peripecive në ambasada që dihen tashmë, u gjend në anije tok me emigrantë të tjerë me drejtim atdheun e dytë europerëndimor. Biznesin në botën e re e filloi që pa zbritur akoma nga anija. Nisi të ndante punët, ku do të shkonte njeri, e çfarë do të bënte tjetri. Parashikime e projekte të mëdha. Harruam tu themi se zërin e kishte të ëmbël, ishte tregimtar i zoti e dinte të bënte për vehte cilindo që i kish mbetur qoftë edhe një fije sado e vogël besimi tek raca njerëzore. Kur mbrritën, mësoi shpejt e shpejt, a aq sa i duhej për dialog nga gjuha e vendasve dhe hyri menjëherë në negociata allishverishesh me ta. Solli në atdhe sa e sa ngarkesa mallrash të çdo lloji që nga veshjet e deri tek pijet dhe u angazhua u lidh e punoi me sa e sa biznesmenë të vegjël e të mëdhenj andej e këndej kufirit. Ndërkohë nëpërmjet njohjeve që bëri atje, " importoi"( kuptohet ndër vite), nga atdheu familjen, të afërm, e miq, duke u bërë nder sa e sa njerëzve. Arriti disa here të kishte para plot, por edhe t'i harxhonte me shpejtësi marramendëse. Për vete por edhe për të tjerë se ishte hovarda. Kuptohet në nivele dhjetra apo dhe qindra mijra eurosh(disa thonë me siguri miliona) por asnjëherë të bëra tok, për arësye që porsa thamë. Edhe për një arësye tjetër. Ai synonte të bënte tok disa miliona, pa pastaj të mendonte, nëse do të bënte pushim, një lloj grumbullimi përfundimtar…apo pse jo, ndonjë investim akoma edhe më të fuqishëm për miliona e miliona pse jo miliarda të tjera...Përmasat e ëndrrës së tij nuk njohën kurrë kufi. Edhe në momentet më të vështira,kur ishte i sëmurë a në prag të vdekjes, gjithnjë në mendjen e tij vërtiteshin njëherazi disa plane milionash" Një biznes nën dhjetë milion euro, nuk është biznes" e kishte zakon të thoshte. …Gjithsesi gjithë ç'pati e ç’nuk pati, nuk ju panë kurrë sa pati. Miqtë thonë se arriti disa here të bënte miliona, por ai nuk i llogariti dot kurrë se nuk i shkonte dot t’i rrinin asnjëherë të gjitha bashkë. Priste rastin e madh kur të mos kishte nevojë as për numërim, por veç të shtynte thesin e parave me këmbë, siç thoshte dikur miku i tij Ciu, edhe ky një personazh i këij lloji, tashmë në emigrim. Dhe rasti i erdhi dikur, diku në atdhe të bënte dhe ai betejën e tij të madhe. Ja gjeti anën e fillin kryeministrit të aksh kohe të tranzicionit , e i mbushi mendjen që t' i besonte kontratën e furnizimit me tagji (a grurë), të gjithë bagëtisë (a njerëzisë shqiptare).Tagjia do të ishte nga më e mira dhe do vinte drejt e nga hambarët më në zë të Perëndimit të bekuar. Mori dhe një kapar të mirë e u kthye në atdheun e dytë, në kështjellën luksoze që ja blatoi për do kohë një mik e partner vendas i atij shteti bujar që aq shumë i ndihmoi shqiptarët në atë fillim. Jetoi shumë kohë atje si kont, sepse veç fëmijëve të vet adaptoi dhe ca të tjerë, që sipas ligjit i jepnin veç parave edhe shpërblime e benefite të tjera të mëdha për aktin bujar. Nuk dihet si e qysh ndodhi por tagjia(a gruri) nuk shkoi kurrë në vend, ndofta jo për faj të tij. Ai u shpall nongrata e nuk erdhi dot më në atdhe për një kohë daha të gjatë. Pastaj u muar me punë të tjera të mëdha si biznese reale a imagjinare gjerdanësh, xhevahiresh, diamantesh, porosira miliona tonelatash hekur për t’ i çuar më pas në Dubai, naftë të tipit të rrallë për Kaukaz etj etj, projekte madhështore që mbetën një pjesë e mirë në letër, por që e bënë të përjetonte iluzione ku e ku më të bukura se përrallat e të njëmijë e një netëve, piratëve të Karaibeve a të Ali Babës vetë. Kur u lirua disi dora në Shqypni e u ndrruan regjimet “demokratike” me njeri tjetrin, ju harrua bema erdhi sërish në atdhe se e kishte marrë dhe malli. Ndërkohë aty na kishin hedhur shtat piramidat e Zoti e desh që në majë të piramidës më të madhe na kish hypur, vetë ai, shoku i tij i ushtrisë V. Miku që ja dinte aftësitë, sapo e takoi, e vuri menjëherë në komandën superiore të piramidës, direkt pas vetes. U bë kësisoj prapë me para, por jo tamam siç do donte. Nuk ja zinin syrin rrogat sado të mëdha të ishin. Synimi i asaj pune nuk ishin rrogat por ajo punë që do ta shpinte në atë qafën e lartë aq të dëshiruar. E po me rroga sado të mëdha, milionat nuk bëheshin dot. Kishte dhe shpenzime shumë në fakt. Kur ulej në Kafe Milioner e rrjepacukët i mblidheshin për rreth, i daroviste të gjithë bujarisht. Gazetashitësve u a blente tërë gazetat njëherësh. Të gjithë bashkaatdhetarëve donte tu jepte ndonjë gëzim, se tashmë ishte dhe i huaj për nga pasaporta. I vinte keq për ta dhe kurrë s' u a tha një llaf të keq, madje edhe kur e bezdisnin shumë. Njëherë u tha ca lypësve se nuk kishte ç 'u jepte gjë tjetër atë ditë veç parave. “U lutej shumë që së paku atë ditë të mos e lodhnin me kërkesa të tjera”. Me ikjen e piramidave, iku dhe ai sërish në atdheun e dytë. Sërish pa e plotësuar ëndrrën e plotë..,Vijoi më tej me projekte të mëdha me algjerianë, francezë, me dy marokenë, projektin e madh kinez, negociatat me rusët ...Gjithnjë mes dy planesh të mëdha, apo me një plan të madh që do i sillte ca plane akoma më të mëdha, e më pas miliona. Gjithmonë në telefon do të dëgjonim një surprizë të re, një udhëtim të ri. Asnjëherë nuk e humbi iluzionin e bukur se një ditë do ta arrinte objektivin që e kishte munduar që në rininë e largët. As kur u sëmur rëndë herën e parë dhe mbijetoi jo vetëm se jetonte në një vend ku "është fat të jesh i sëmurë"por sidomos sepse, edhe atëhere nuk donte a nuk dinte të pushonte asnjëherë...Udhëtonte në kërkim të iluzionit të tij të artë, vinte sërish në vendlindje, bridhte nëpër Europë, më larg, për një zbulim të ri, për një premtim të ri, një negociatë të re me rëndësi. Pastaj e goditi vala e dytë, sëmundja fatale. Mënyra se si ju tha nga një mjeke tuafe, ishte e ashpër:" Nuk ke veçse pak muaj jetë". Shoku i parë psikologjik, ishte dërrmues. Por patën për të një kujdes të paparë. Si për çdo qytetar të atij vendi. Veç tani nuk udhëtonte dot më. Zuri shtratin, në shtëpi në fillim e më pas në spital. Për do kohë, çuditërisht(asnjë çudi për të),e rimori veten goxha psikologjikisht. Fliste në telefon për plane të reja, ide, udhëtime. Kur zuri shtratin e fundit, e hyri në dhomën e të dënuarve pa shpresë, dhe e kuptoi se nuk do ngrihej më, lëshoi shakanë e fundit:" Hej ,miku im. Si është të vdesësh, më thuaj të lutem…Nuk e kam provuar asnjëherë..."Ditën që u nda nga kjo botë, nuk dukej fare si i sëmurë. Përkujdesjet ishin të atilla sa veç të tjerash edhe grimi i fytyrës bëhej ditët e fundit, zghaste me orë të tëra që të mos ngjiste fare si i sëmurë. Një mik i vjetër që i shkoi pranë, ndenji gjatë me të. Pastaj u largua, pa e qenë i sigurt se kishte ardhur tashmë momenti i fundit. Kishte ende shpresë. Ku ta dish. Me të ngjisnin gjithnjë çudira. Dikush i kishte thënë para do kohe se lëngata mund të zgjaste edhe nja një muaj. Ndofta edhe një vit. Por tek udhëtonte me tren për në shtëpi, mikut i telefonon e shoqja e të sëmurit. Kishte mbaruar. Ai u kthye pas një jave në atë qytet, për ceremoninë. I ndjeri kishte lënë porosi ta digjnin. ...Sot ky njeri shqiptar i të dy epokave, prehet siç e deshi vetë, poshtë rrënjëve të një peme e s' është veçse një grusht hi në një kuti, në qytetin e bukur ku e çoi fati, por sidomos vullneti i vet, një ditë vere të fillim viteve 90. Aty ku emigroi,ëndërroi e jetoi me familjen e miqtë e tjerë që solli më pas, mbi çerek shekulli. Sigurisht nuk është i vetmi. Ka mjaft të tjerë, fate shqiptarësh të tjerë, mbetur udhëve në kërkim të milionit a miliardit të parë. Por unë së paku nuk gjej njeri që me jetën e tij të më kujtojë më fuqishëm ëndrën më të çmëndur shqiptare të këtyre tre dekadave, ëndrrën miliardere, iluzionin për të cilin u vranë e u prenë, u arratisën e terratisën,u çmendën e ëndërruan miliona shqiptarë Ai e ushqeu tërë jetën këtë iluzion, jetoi pothuaj i lumtur me të. E arriti pothuaj, a ju duk se e arriti dhjetra here ëndrrën por pastaj vetë e shkapërdante atë. Dhe riniste sërish turravrapin e tij. Sikur të mos donte vetë ta arrinte atë. Sigurisht donte më mirë të jetonte, të vazhdonte të jetonte me ëndrrën a iluzionin, se sa me miliardin a milionin e ëndërruar nga sa e sa shqiptarë. Me iluzionin i cili jo rrallë është më i bukur se realizimi i ëndrrës..ashtu si gjithë jeta., si vetë ajo. Miku i tij i mirë, njeriu me “Nj” të madhe Xhil, shkroi atë ditë pas djegjes së trupit të tij dhe bashkë me të dhe të ëndrrës së tij të madhe:"I hipa trenit dhe lashë pas mikun tim të kthyer në hi. I dhashë lamtumirën e fundit, e putha në emrin e gjithë miqve që nuk mundën të ishin...do më mungojë tmerrësisht...u prehtë në paqe miku ynë i dashur,personazh "a multiple facettes",(shumëdimensional) nga ata që rrallë lindin .(Nga libri "Psikologji Shqiptare")..Ëndrra miliardere

Kam njohur një njeri që mishëron sa askush, apo si shumë të tjerë, ëndrrën miliardere shqiptare të këtyre dekadave postçmënduri e çmënduri lloji tjetër njëherazi. Kur në verën e vitit 90 u hapën ambasadat, ai ishte ndër të parët që u përgatit. I erdhi rrotull ambasadës disa ditë rrjesht, njohu mirë gjendjen, pa të hynin sa e sa dhe pastaj si një filooksidental i vërtetë, lindur për atë dhe vetëm atë botë, hyri qetësisht brenda në ambasadë, pikërisht ditën e fundit, atëhere kur u tha që do të mbylleshin portat. Në atdheun që po linte pas ishte marrë me gjithshka, që mund të arrinte të bënte një njeri i mendjemprehtë, i cili me inteligjencën e shkathësitë që kishte, nuk mund të pranonte të bënte jetën mizerabël që impononte ai sistem. Brenda ligjit por ca herë edhe jashtë ligjit. Gjente monedha të mbretërve të njëqind dyqind e kusur vjetëve më parë, aty ku nuk ja priste mendja njeriu, në shtëpi qytetarësh rënë nga vakti, në sëndyqe fshatarësh, në fshatra a vende nga më të largëtit e më të humburit.I rishiste e i këmbente ato që gjente a që i blinte për hiçmosgjë. Gjente gjela siç quheshin atëhere monedhat e arta e blinte me to sahatë, i nxirrte jashtë e i fuste brenda. Gjente stoli e objekte të vjetra. Shkurt bënte këto e sa e sa të tjera punëra kontrabandë që i kanë bërë dhe të tjerë,madje edhe vetë shteti hipokrit i asaj kohe. Por askush nuk i bënte si ai. Me talent e dashuri. Jo aq për fitimin që e rishpërndante bujarisht, se sa për vetë aksionin, shijen e tij e të rrezikut që mbartte. Kaq ishte protesta ekonomike që mund t'i bënte asokohe regjimit. Ligji i asaj kohe arriti ta “fshikte” veç një herë por jo aq rëndë. E provoi ca kohë burgun por veç një herë e jo më. Ndofta sepse jo vetëm ishte vetë i shkathët por edhe sepse i ruhej si dreqi humbjes së lirisë, që edhe ashtu ishte mjaft e kufizuar. Kështu pra për t'ju kthyer verës së vitit 90, pas atyre peripecive në ambasada që dihen tashmë, u gjend në anije tok me emigrantë të tjerë me drejtim atdheun e dytë europerëndimor. Biznesin në botën e re e filloi që pa zbritur akoma nga anija. Nisi të ndante punët, ku do të shkonte njeri, e çfarë do të bënte tjetri. Parashikime e projekte të mëdha. Harruam tu themi se zërin e kishte të ëmbël, ishte tregimtar i zoti e dinte të bënte për vehte cilindo që i kish mbetur qoftë edhe një fije sado e vogël besimi tek raca njerëzore. Kur mbrritën, mësoi shpejt e shpejt, a aq sa i duhej për dialog nga gjuha e vendasve dhe hyri menjëherë në negociata allishverishesh me ta. Solli në atdhe sa e sa ngarkesa mallrash të çdo lloji që nga veshjet e deri tek pijet dhe u angazhua u lidh e punoi me sa e sa biznesmenë të vegjël e të mëdhenj andej e këndej kufirit. Ndërkohë nëpërmjet njohjeve që bëri atje, " importoi"( kuptohet ndër vite), nga atdheu familjen, të afërm, e miq, duke u bërë nder sa e sa njerëzve. Arriti disa here të kishte para plot, por edhe t'i harxhonte me shpejtësi marramendëse. Për vete por edhe për të tjerë se ishte hovarda. Kuptohet në nivele dhjetra apo dhe qindra mijra eurosh(disa thonë me siguri miliona) por asnjëherë të bëra tok, për arësye që porsa thamë. Edhe për një arësye tjetër. Ai synonte të bënte tok disa miliona, pa pastaj të mendonte, nëse do të bënte pushim, një lloj grumbullimi përfundimtar…apo pse jo, ndonjë investim akoma edhe më të fuqishëm për miliona e miliona pse jo miliarda të tjera...Përmasat e ëndrrës së tij nuk njohën kurrë kufi. Edhe në momentet më të vështira,kur ishte i sëmurë a në prag të vdekjes, gjithnjë në mendjen e tij vërtiteshin njëherazi disa plane milionash" Një biznes nën dhjetë milion euro, nuk është biznes" e kishte zakon të thoshte. …Gjithsesi gjithë ç'pati e ç’nuk pati, nuk ju panë kurrë sa pati. Miqtë thonë se arriti disa here të bënte miliona, por ai nuk i llogariti dot kurrë se nuk i shkonte dot t’i rrinin asnjëherë të gjitha bashkë. Priste rastin e madh kur të mos kishte nevojë as për numërim, por veç të shtynte thesin e parave me këmbë, siç thoshte dikur miku i tij Ciu, edhe ky një personazh i këij lloji, tashmë në emigrim. Dhe rasti i erdhi dikur, diku në atdhe të bënte dhe ai betejën e tij të madhe. Ja gjeti anën e fillin kryeministrit të aksh kohe të tranzicionit , e i mbushi mendjen që t' i besonte kontratën e furnizimit me tagji (a grurë), të gjithë bagëtisë (a njerëzisë shqiptare).Tagjia do të ishte nga më e mira dhe do vinte drejt e nga hambarët më në zë të Perëndimit të bekuar. Mori dhe një kapar të mirë e u kthye në atdheun e dytë, në kështjellën luksoze që ja blatoi për do kohë një mik e partner vendas i atij shteti bujar që aq shumë i ndihmoi shqiptarët në atë fillim. Jetoi shumë kohë atje si kont, sepse veç fëmijëve të vet adaptoi dhe ca të tjerë, që sipas ligjit i jepnin veç parave edhe shpërblime e benefite të tjera të mëdha për aktin bujar. Nuk dihet si e qysh ndodhi por tagjia(a gruri) nuk shkoi kurrë në vend, ndofta jo për faj të tij. Ai u shpall nongrata e nuk erdhi dot më në atdhe për një kohë daha të gjatë. Pastaj u muar me punë të tjera të mëdha si biznese reale a imagjinare gjerdanësh, xhevahiresh, diamantesh, porosira miliona tonelatash hekur për t’ i çuar më pas në Dubai, naftë të tipit të rrallë për Kaukaz etj etj, projekte madhështore që mbetën një pjesë e mirë në letër, por që e bënë të përjetonte iluzione ku e ku më të bukura se përrallat e të njëmijë e një netëve, piratëve të Karaibeve a të Ali Babës vetë. Kur u lirua disi dora në Shqypni e u ndrruan regjimet “demokratike” me njeri tjetrin, ju harrua bema erdhi sërish në atdhe se e kishte marrë dhe malli. Ndërkohë aty na kishin hedhur shtat piramidat e Zoti e desh që në majë të piramidës më të madhe na kish hypur, vetë ai, shoku i tij i ushtrisë V. Miku që ja dinte aftësitë, sapo e takoi, e vuri menjëherë në komandën superiore të piramidës, direkt pas vetes. U bë kësisoj prapë me para, por jo tamam siç do donte. Nuk ja zinin syrin rrogat sado të mëdha të ishin. Synimi i asaj pune nuk ishin rrogat por ajo punë që do ta shpinte në atë qafën e lartë aq të dëshiruar. E po me rroga sado të mëdha, milionat nuk bëheshin dot. Kishte dhe shpenzime shumë në fakt. Kur ulej në Kafe Milioner e rrjepacukët i mblidheshin për rreth, i daroviste të gjithë bujarisht. Gazetashitësve u a blente tërë gazetat njëherësh. Të gjithë bashkaatdhetarëve donte tu jepte ndonjë gëzim, se tashmë ishte dhe i huaj për nga pasaporta. I vinte keq për ta dhe kurrë s' u a tha një llaf të keq, madje edhe kur e bezdisnin shumë. Njëherë u tha ca lypësve se nuk kishte ç 'u jepte gjë tjetër atë ditë veç parave. “U lutej shumë që së paku atë ditë të mos e lodhnin me kërkesa të tjera”. Me ikjen e piramidave, iku dhe ai sërish në atdheun e dytë. Sërish pa e plotësuar ëndrrën e plotë..,Vijoi më tej me projekte të mëdha me algjerianë, francezë, me dy marokenë, projektin e madh kinez, negociatat me rusët ...Gjithnjë mes dy planesh të mëdha, apo me një plan të madh që do i sillte ca plane akoma më të mëdha, e më pas miliona. Gjithmonë në telefon do të dëgjonim një surprizë të re, një udhëtim të ri. Asnjëherë nuk e humbi iluzionin e bukur se një ditë do ta arrinte objektivin që e kishte munduar që në rininë e largët. As kur u sëmur rëndë herën e parë dhe mbijetoi jo vetëm se jetonte në një vend ku "është fat të jesh i sëmurë"por sidomos sepse, edhe atëhere nuk donte a nuk dinte të pushonte asnjëherë...Udhëtonte në kërkim të iluzionit të tij të artë, vinte sërish në vendlindje, bridhte nëpër Europë, më larg, për një zbulim të ri, për një premtim të ri, një negociatë të re me rëndësi. Pastaj e goditi vala e dytë, sëmundja fatale. Mënyra se si ju tha nga një mjeke tuafe, ishte e ashpër:" Nuk ke veçse pak muaj jetë". Shoku i parë psikologjik, ishte dërrmues. Por patën për të një kujdes të paparë. Si për çdo qytetar të atij vendi. Veç tani nuk udhëtonte dot më. Zuri shtratin, në shtëpi në fillim e më pas në spital. Për do kohë, çuditërisht(asnjë çudi për të),e rimori veten goxha psikologjikisht. Fliste në telefon për plane të reja, ide, udhëtime. Kur zuri shtratin e fundit, e hyri në dhomën e të dënuarve pa shpresë, dhe e kuptoi se nuk do ngrihej më, lëshoi shakanë e fundit:" Hej ,miku im. Si është të vdesësh, më thuaj të lutem…Nuk e kam provuar asnjëherë..."Ditën që u nda nga kjo botë, nuk dukej fare si i sëmurë. Përkujdesjet ishin të atilla sa veç të tjerash edhe grimi i fytyrës bëhej ditët e fundit, zghaste me orë të tëra që të mos ngjiste fare si i sëmurë. Një mik i vjetër që i shkoi pranë, ndenji gjatë me të. Pastaj u largua, pa e qenë i sigurt se kishte ardhur tashmë momenti i fundit. Kishte ende shpresë. Ku ta dish. Me të ngjisnin gjithnjë çudira. Dikush i kishte thënë para do kohe se lëngata mund të zgjaste edhe nja një muaj. Ndofta edhe një vit. Por tek udhëtonte me tren për në shtëpi, mikut i telefonon e shoqja e të sëmurit. Kishte mbaruar. Ai u kthye pas një jave në atë qytet, për ceremoninë. I ndjeri kishte lënë porosi ta digjnin. ...Sot ky njeri shqiptar i të dy epokave, prehet siç e deshi vetë, poshtë rrënjëve të një peme e s' është veçse një grusht hi në një kuti, në qytetin e bukur ku e çoi fati, por sidomos vullneti i vet, një ditë vere të fillim viteve 90. Aty ku emigroi,ëndërroi e jetoi me familjen e miqtë e tjerë që solli më pas, mbi çerek shekulli. Sigurisht nuk është i vetmi. Ka mjaft të tjerë, fate shqiptarësh të tjerë, mbetur udhëve në kërkim të milionit a miliardit të parë. Por unë së paku nuk gjej njeri që me jetën e tij të më kujtojë më fuqishëm ëndrën më të çmëndur shqiptare të këtyre tre dekadave, ëndrrën miliardere, iluzionin për të cilin u vranë e u prenë, u arratisën e terratisën,u çmendën e ëndërruan miliona shqiptarë Ai e ushqeu tërë jetën këtë iluzion, jetoi pothuaj i lumtur me të. E arriti pothuaj, a ju duk se e arriti dhjetra here ëndrrën por pastaj vetë e shkapërdante atë. Dhe riniste sërish turravrapin e tij. Sikur të mos donte vetë ta arrinte atë. Sigurisht donte më mirë të jetonte, të vazhdonte të jetonte me ëndrrën a iluzionin, se sa me miliardin a milionin e ëndërruar nga sa e sa shqiptarë. Me iluzionin i cili jo rrallë është më i bukur se realizimi i ëndrrës..ashtu si gjithë jeta., si vetë ajo. Miku i tij i mirë, njeriu me “Nj” të madhe Xhil, shkroi atë ditë pas djegjes së trupit të tij dhe bashkë me të dhe të ëndrrës së tij të madhe:"I hipa trenit dhe lashë pas mikun tim të kthyer në hi. I dhashë lamtumirën e fundit, e putha në emrin e gjithë miqve që nuk mundën të ishin...do më mungojë tmerrësisht...u prehtë në paqe miku ynë i dashur,personazh "a multiple facettes",(shumëdimensional) nga ata që rrallë lindin .(Nga libri "Psikologji Shqiptare")..a një muaj më parë. Përpara se numri i studentëve protestues të arrinte me mijra.

Ëndrra miliardere

Kam njohur një njeri që mishëron sa askush, apo si shumë të tjerë, ëndrrën miliardere shqiptare të këtyre dekadave postçmënduri e çmënduri lloji tjetër njëherazi. Kur në verën e vitit 90 u hapën ambasadat, ai ishte ndër të parët që u përgatit. I erdhi rrotull ambasadës disa ditë rrjesht, njohu mirë gjendjen, pa të hynin sa e sa dhe pastaj si një filooksidental i vërtetë, lindur për atë dhe vetëm atë botë, hyri qetësisht brenda në ambasadë, pikërisht ditën e fundit, atëhere kur u tha që do të mbylleshin portat. Në atdheun që po linte pas ishte marrë me gjithshka, që mund të arrinte të bënte një njeri i mendjemprehtë, i cili me inteligjencën e shkathësitë që kishte, nuk mund të pranonte të bënte jetën mizerabël që impononte ai sistem. Brenda ligjit por ca herë edhe jashtë ligjit. Gjente monedha të mbretërve të njëqind dyqind e kusur vjetëve më parë, aty ku nuk ja priste mendja njeriu, në shtëpi qytetarësh rënë nga vakti, në sëndyqe fshatarësh, në fshatra a vende nga më të largëtit e më të humburit.I rishiste e i këmbente ato që gjente a që i blinte për hiçmosgjë. Gjente gjela siç quheshin atëhere monedhat e arta e blinte me to sahatë, i nxirrte jashtë e i fuste brenda. Gjente stoli e objekte të vjetra. Shkurt bënte këto e sa e sa të tjera punëra kontrabandë që i kanë bërë dhe të tjerë,madje edhe vetë shteti hipokrit i asaj kohe. Por askush nuk i bënte si ai. Me talent e dashuri. Jo aq për fitimin që e rishpërndante bujarisht, se sa për vetë aksionin, shijen e tij e të rrezikut që mbartte. Kaq ishte protesta ekonomike që mund t'i bënte asokohe regjimit. Ligji i asaj kohe arriti ta “fshikte” veç një herë por jo aq rëndë. E provoi ca kohë burgun por veç një herë e jo më. Ndofta sepse jo vetëm ishte vetë i shkathët por edhe sepse i ruhej si dreqi humbjes së lirisë, që edhe ashtu ishte mjaft e kufizuar. Kështu pra për t'ju kthyer verës së vitit 90, pas atyre peripecive në ambasada që dihen tashmë, u gjend në anije tok me emigrantë të tjerë me drejtim atdheun e dytë europerëndimor. Biznesin në botën e re e filloi që pa zbritur akoma nga anija. Nisi të ndante punët, ku do të shkonte njeri, e çfarë do të bënte tjetri. Parashikime e projekte të mëdha. Harruam tu themi se zërin e kishte të ëmbël, ishte tregimtar i zoti e dinte të bënte për vehte cilindo që i kish mbetur qoftë edhe një fije sado e vogël besimi tek raca njerëzore. Kur mbrritën, mësoi shpejt e shpejt, a aq sa i duhej për dialog nga gjuha e vendasve dhe hyri menjëherë në negociata allishverishesh me ta. Solli në atdhe sa e sa ngarkesa mallrash të çdo lloji që nga veshjet e deri tek pijet dhe u angazhua u lidh e punoi me sa e sa biznesmenë të vegjël e të mëdhenj andej e këndej kufirit. Ndërkohë nëpërmjet njohjeve që bëri atje, " importoi"( kuptohet ndër vite), nga atdheu familjen, të afërm, e miq, duke u bërë nder sa e sa njerëzve. Arriti disa here të kishte para plot, por edhe t'i harxhonte me shpejtësi marramendëse. Për vete por edhe për të tjerë se ishte hovarda. Kuptohet në nivele dhjetra apo dhe qindra mijra eurosh(disa thonë me siguri miliona) por asnjëherë të bëra tok, për arësye që porsa thamë. Edhe për një arësye tjetër. Ai synonte të bënte tok disa miliona, pa pastaj të mendonte, nëse do të bënte pushim, një lloj grumbullimi përfundimtar…apo pse jo, ndonjë investim akoma edhe më të fuqishëm për miliona e miliona pse jo miliarda të tjera...Përmasat e ëndrrës së tij nuk njohën kurrë kufi. Edhe në momentet më të vështira,kur ishte i sëmurë a në prag të vdekjes, gjithnjë në mendjen e tij vërtiteshin njëherazi disa plane milionash" Një biznes nën dhjetë milion euro, nuk është biznes" e kishte zakon të thoshte. …Gjithsesi gjithë ç'pati e ç’nuk pati, nuk ju panë kurrë sa pati. Miqtë thonë se arriti disa here të bënte miliona, por ai nuk i llogariti dot kurrë se nuk i shkonte dot t’i rrinin asnjëherë të gjitha bashkë. Priste rastin e madh kur të mos kishte nevojë as për numërim, por veç të shtynte thesin e parave me këmbë, siç thoshte dikur miku i tij Ciu, edhe ky një personazh i këij lloji, tashmë në emigrim. Dhe rasti i erdhi dikur, diku në atdhe të bënte dhe ai betejën e tij të madhe. Ja gjeti anën e fillin kryeministrit të aksh kohe të tranzicionit , e i mbushi mendjen që t' i besonte kontratën e furnizimit me tagji (a grurë), të gjithë bagëtisë (a njerëzisë shqiptare).Tagjia do të ishte nga më e mira dhe do vinte drejt e nga hambarët më në zë të Perëndimit të bekuar. Mori dhe një kapar të mirë e u kthye në atdheun e dytë, në kështjellën luksoze që ja blatoi për do kohë një mik e partner vendas i atij shteti bujar që aq shumë i ndihmoi shqiptarët në atë fillim. Jetoi shumë kohë atje si kont, sepse veç fëmijëve të vet adaptoi dhe ca të tjerë, që sipas ligjit i jepnin veç parave edhe shpërblime e benefite të tjera të mëdha për aktin bujar. Nuk dihet si e qysh ndodhi por tagjia(a gruri) nuk shkoi kurrë në vend, ndofta jo për faj të tij. Ai u shpall nongrata e nuk erdhi dot më në atdhe për një kohë daha të gjatë. Pastaj u muar me punë të tjera të mëdha si biznese reale a imagjinare gjerdanësh, xhevahiresh, diamantesh, porosira miliona tonelatash hekur për t’ i çuar më pas në Dubai, naftë të tipit të rrallë për Kaukaz etj etj, projekte madhështore që mbetën një pjesë e mirë në letër, por që e bënë të përjetonte iluzione ku e ku më të bukura se përrallat e të njëmijë e një netëve, piratëve të Karaibeve a të Ali Babës vetë. Kur u lirua disi dora në Shqypni e u ndrruan regjimet “demokratike” me njeri tjetrin, ju harrua bema erdhi sërish në atdhe se e kishte marrë dhe malli. Ndërkohë aty na kishin hedhur shtat piramidat e Zoti e desh që në majë të piramidës më të madhe na kish hypur, vetë ai, shoku i tij i ushtrisë V. Miku që ja dinte aftësitë, sapo e takoi, e vuri menjëherë në komandën superiore të piramidës, direkt pas vetes. U bë kësisoj prapë me para, por jo tamam siç do donte. Nuk ja zinin syrin rrogat sado të mëdha të ishin. Synimi i asaj pune nuk ishin rrogat por ajo punë që do ta shpinte në atë qafën e lartë aq të dëshiruar. E po me rroga sado të mëdha, milionat nuk bëheshin dot. Kishte dhe shpenzime shumë në fakt. Kur ulej në Kafe Milioner e rrjepacukët i mblidheshin për rreth, i daroviste të gjithë bujarisht. Gazetashitësve u a blente tërë gazetat njëherësh. Të gjithë bashkaatdhetarëve donte tu jepte ndonjë gëzim, se tashmë ishte dhe i huaj për nga pasaporta. I vinte keq për ta dhe kurrë s' u a tha një llaf të keq, madje edhe kur e bezdisnin shumë. Njëherë u tha ca lypësve se nuk kishte ç 'u jepte gjë tjetër atë ditë veç parave. “U lutej shumë që së paku atë ditë të mos e lodhnin me kërkesa të tjera”. Me ikjen e piramidave, iku dhe ai sërish në atdheun e dytë. Sërish pa e plotësuar ëndrrën e plotë..,Vijoi më tej me projekte të mëdha me algjerianë, francezë, me dy marokenë, projektin e madh kinez, negociatat me rusët ...Gjithnjë mes dy planesh të mëdha, apo me një plan të madh që do i sillte ca plane akoma më të mëdha, e më pas miliona. Gjithmonë në telefon do të dëgjonim një surprizë të re, një udhëtim të ri. Asnjëherë nuk e humbi iluzionin e bukur se një ditë do ta arrinte objektivin që e kishte munduar që në rininë e largët. As kur u sëmur rëndë herën e parë dhe mbijetoi jo vetëm se jetonte në një vend ku "është fat të jesh i sëmurë"por sidomos sepse, edhe atëhere nuk donte a nuk dinte të pushonte asnjëherë...Udhëtonte në kërkim të iluzionit të tij të artë, vinte sërish në vendlindje, bridhte nëpër Europë, më larg, për një zbulim të ri, për një premtim të ri, një negociatë të re me rëndësi. Pastaj e goditi vala e dytë, sëmundja fatale. Mënyra se si ju tha nga një mjeke tuafe, ishte e ashpër:" Nuk ke veçse pak muaj jetë". Shoku i parë psikologjik, ishte dërrmues. Por patën për të një kujdes të paparë. Si për çdo qytetar të atij vendi. Veç tani nuk udhëtonte dot më. Zuri shtratin, në shtëpi në fillim e më pas në spital. Për do kohë, çuditërisht(asnjë çudi për të),e rimori veten goxha psikologjikisht. Fliste në telefon për plane të reja, ide, udhëtime. Kur zuri shtratin e fundit, e hyri në dhomën e të dënuarve pa shpresë, dhe e kuptoi se nuk do ngrihej më, lëshoi shakanë e fundit:" Hej ,miku im. Si është të vdesësh, më thuaj të lutem…Nuk e kam provuar asnjëherë..."Ditën që u nda nga kjo botë, nuk dukej fare si i sëmurë. Përkujdesjet ishin të atilla sa veç të tjerash edhe grimi i fytyrës bëhej ditët e fundit, zghaste me orë të tëra që të mos ngjiste fare si i sëmurë. Një mik i vjetër që i shkoi pranë, ndenji gjatë me të. Pastaj u largua, pa e qenë i sigurt se kishte ardhur tashmë momenti i fundit. Kishte ende shpresë. Ku ta dish. Me të ngjisnin gjithnjë çudira. Dikush i kishte thënë para do kohe se lëngata mund të zgjaste edhe nja një muaj. Ndofta edhe një vit. Por tek udhëtonte me tren për në shtëpi, mikut i telefonon e shoqja e të sëmurit. Kishte mbaruar. Ai u kthye pas një jave në atë qytet, për ceremoninë. I ndjeri kishte lënë porosi ta digjnin. ...Sot ky njeri shqiptar i të dy epokave, prehet siç e deshi vetë, poshtë rrënjëve të një peme e s' është veçse një grusht hi në një kuti, në qytetin e bukur ku e çoi fati, por sidomos vullneti i vet, një ditë vere të fillim viteve 90. Aty ku emigroi,ëndërroi e jetoi me familjen e miqtë e tjerë që solli më pas, mbi çerek shekulli. Sigurisht nuk është i vetmi. Ka mjaft të tjerë, fate shqiptarësh të tjerë, mbetur udhëve në kërkim të milionit a miliardit të parë. Por unë së paku nuk gjej njeri që me jetën e tij të më kujtojë më fuqishëm ëndrën më të çmëndur shqiptare të këtyre tre dekadave, ëndrrën miliardere, iluzionin për të cilin u vranë e u prenë, u arratisën e terratisën,u çmendën e ëndërruan miliona shqiptarë Ai e ushqeu tërë jetën këtë iluzion, jetoi pothuaj i lumtur me të. E arriti pothuaj, a ju duk se e arriti dhjetra here ëndrrën por pastaj vetë e shkapërdante atë. Dhe riniste sërish turravrapin e tij. Sikur të mos donte vetë ta arrinte atë. Sigurisht donte më mirë të jetonte, të vazhdonte të jetonte me ëndrrën a iluzionin, se sa me miliardin a milionin e ëndërruar nga sa e sa shqiptarë. Me iluzionin i cili jo rrallë është më i bukur se realizimi i ëndrrës..ashtu si gjithë jeta., si vetë ajo. Miku i tij i mirë, njeriu me “Nj” të madhe Xhil, shkroi atë ditë pas djegjes së trupit të tij dhe bashkë me të dhe të ëndrrës së tij të madhe:"I hipa trenit dhe lashë pas mikun tim të kthyer në hi. I dhashë lamtumirën e fundit, e putha në emrin e gjithë miqve që nuk mundën të ishin...do më mungojë tmerrësisht...u prehtë në paqe miku ynë i dashur,personazh "a multiple facettes",(shumëdimensional) nga ata që rrallë lindin .(Nga libri "Psikologji Shqiptare")..