VENDIMI I PLOTE I GJYKATES SE TIRANES

TOP CHANNEL DETYROHET TE PAGUAJE DEMSHPERBLIMIN PREJ 400.000 EUR

 

 

 V E N D I M

" NE EMER TE REPUBLIKES "

 

Gjykata e Rrethit Gjyqsor Tiranë me trup gjykues të përbërë nga Gjyqtarët:

AGIM BENDO - Kryesues

MAJLINDA DOGGA -Anëtare

BLEDAR ABDULLAI -Anëtar

 

Te asistuar nga sekretarja gjyqësore Elona Isufaj, në datat 07 dhjetor 2009 ,18 janar, 15 shkurt, 29 mars, 26 prill, 24 maj si dhe 7,15 dhe 18 qershor 2010,mori në shqyrtim në seancë gjyqsore me dyer të hapura çështjen civile me nr. akti 12676/2669 që i përket ndërgjyqësave:

 

PADITËS: Ylli Pango, i biri i Vitos dhe i Afërditës, i dl 26.03.1952, lindur dhe banues në Tiranë, në adresën Rr “Ali Visha”, nr 60/1; përfaqësuar në gjykim me prokurë të posacme me nr 2064 rep 382 kol dt 08.09.2009 nga av. Bendis Bocari.

 

I PADITUR: “TOP Channel” Sh.A, me numër NIPT-i K12007002U, me seli në Tirane, Qëndra Ndërkombëtare e Kulturës,ose Rr “Aleksandër Moisiu”, ish Laboratori i Filmit në Albafilm brenda ambjenteve të ish Kinostudios, Tiranë; përfaqësuar në gjykim nga av Denis Selimi me prokurë të posacme nr 5874 rep 1077 kol dt 21.10.2009 si dhe nga punonjësi i saj Filip Cakuli me prokurë të posacme nr 2115 rep 364 kol dt 15.06.2010.

 

OBJEKTI: Deklarimin e te paditurit “Top Channel” SHA si pergjegjes per shkaktimin e demit ndaj paditësit Ylli Pango, si rezultat i publikimit nga ana e tij te te dhenave te pasakta, jo te verteta dhe te perftuara ne menyre te paligjeshme prej palës së paditur.Detyrimin e te paditurit “Top Channel” SHA për te mos publikuar ne te ardhmen artikuj, intervista apo komente ndaj paditesit Ylli Pango, te cilat ne menyre direkte apo indirekte mund te demtojne personin e tij.Detyrimin e te paditurit “Top Channel” SHA për ti paguar paditësit Ylli Pango shperblimin e demit të shkaktuar përsa më lart, ne vleren prej 1.000.000 (nje milion) Eur.

 

 

BAZA LIGJORE:Nenet 608,609,e 625 te Kodit Civil në lidhje me nenet 153,154 të K.Pr.Civile.Nenet 17 dhe 35 te Kushtetutes të Republikës së Shqipërsië si dhe nenet 8, 10 e 41 te Konventes Europiane për te Drejtat e Njeriut”.

 

 

Në përfundim të gjykimit,në pretendimet përfundimtare, paditësi Ylli Pango (përfaqësuesja e tij av Bendis Bocari) kërkoi pranimin e padisë.I padituri “Top Channel” SHA (përfaqësuesit e tij av Denis Selimi si dhe punonjësi i saj Filip Cakuli) kërkoi rrëzimin e padisë.

 

Gjykata,pasi administroi aktet dhe bisedoi në tërësi cështjen vëren,

 

VEREN

Me padinë në gjykim, paditësi Ylli Pango kërkon që në rrugë gjyqsore i padituri “Top Channel” Sh.A të deklarohet përgjegjës për shkaktimin e dëmit që atij i është shkaktuar si rezultat i publikimit të të dhënave të pasakta, jo të vërteta dhe të përftuara në mënyrë të paligjshme prej palës së paditur - dëm ky, që sipas palës paditëse në rastin konkret kap vleren prej 1 (një) milion EUR dhe që duhet ti shpërblehet atij prej palës së paditur.Me këtë rast, pala paditëse kërkon gjithashtu që të detyrohet gjyqësisht i padituri “Top Channel” Sh.A që të mos publikojë në të ardhmen artikuj, intervista, apo komente ndaj paditësit Ylli Pango, të cilat në menyrë direkte apo indirekte mund të dëmtojne personin e tij.Padia në gjykim mbështetet në nenet 608, 609, 625 /a te Kodit Civil; në nenin 17 dhe 35 te Kushtetutës; në nenet 8,10 dhe 41 te Konventes Europiane për të Drejtat e Njeriut si dhe në nenin 153, 154 te Kodit te Procedurës Civile.

Më konkretisht, me padinë në gjykim, paditësi Ylli Pango parashtron se në datën 4 mars 2009 ne emisionin “FIKS FARE” të orës 20:15’ të palës së paditur është prezantuar një « video » të marrë nga kamera e fshehtë; nga ku, rezulton se “një vajzë” me ndërmjetësimin e punonjësve të“Top Channel” ShA ka takuar paditësin Ylli Pango, (në atë kohe Ministër i Kulturës, Sporteve dhe Turizmit) në zyrën e tij ; ku, ky i fundit e ka ftuar atë për ta punësuar në një QJQ, të drejtuar nga mbesa e tij. Sipas kësaj sekuence televizive, ministri Pango ka shkembyer disa telefonata dhe sms me vajzën në fjalë për të përcaktuar orën dhe vendin e saktë të takimit në selinë e QJQ, ku asaj ju premtua për ta punësuar. Nderkaq, në një sekuence të dytë televizive të po ketij emisioni të palës së paditur është transmetuar një mesazh i ardhur nga celulari i Z.Pango ( ku rezulton ora 9 :15) me komentet e gazetarëve të këtij emisioni televiziv (dmth të « Fiks Fare ») se Z.Pango e kishte ftuar vajzën që do punësohej prej tij për tu takuar ne banesën e tij private. Ndërsa, më pas, në një sekuencë të 3-të televizive të po këtij emisioni është paraqitur vajza në fjalë (që kërkonte të punësohej) e ndodhur ne banesën e Z.Pango, duke diskutuar me Z.Pango (në atë kohe Ministër) në lidhje me mundesinë e pjesmarrjes së saj në panaire te ndryshme, duke shfrytëzuar për këtë paraqitjen e saj të jashtme. Sipas palës paditëse, duke ju referuar materialit si më sipër të ‘Videos’ të përdorur e të transmetuar nga pala e paditur, konstatohen lehtësisht faktet si me poshtë:

 

1. Një vajzë që komunikon me Z.Pango (në atë kohë Minsitër) nga studioja e ‘Top Channel’ SHA dhe që për vendosjen e dialogut ndërmjet kësaj vajze dhe Z.Pango kishin ndërhyrë drejtues të emisionit “Fiks Fare”, ashtu sikurse është pohuar nga vetë prezantuesit e emisionit para shfaqjes së kësaj “Videoje”.

2. Nga emisioni në fjalë nuk mund të përcaktohet dhe as nuk sqarohet se sekuencat e transmetuara i përkisnin takimeve me dy vajza të ndryshme. Në asnjë rast nuk u sqarua nga pala e paditur se ‘Video‘ ishte një kolazh regjistrimesh të ndryshme.

3. Në sekuencat e « Videos” së transmetuar ka xhirime të shtëpisë së banimit (banesës private) të Z.Pango si dhe të portretit të tij personal që shfaqet brenda ambjenteve të kësaj banese i veshur me rroba shtëpie dhe po kështu ka xhirime edhe të zyrës dhe të portretit të tij në zyrën e tij në ministri.

4. Ne sekuencat e « Videos » së transmetuar është shfaqur në ekran teksti i mesazheve të dërguara nga celulari i Z.Pango duke përfshirë edhe detajet e të dhënat e mesazhit si dhe janë incizuar dhe më pas janë shfaqur me « titra » bisedat që Z.Pango ka kryer nga celulari i tij.

5. Shfaqja e « Videos » në fjalë është shoqëruar gjithashtu nga drejtuesit e emisionit me « titra » shpjeguese të tyre, me komente të tyre, me aludime për situata hipotetike, me montazhe filmash artistik ( si psh nga filmi ‘Komisari i Drites’) e këngësh (Joe Cocker) me skena erotike e ndërhyrje në montim ; të cilat, gjatë shfaqjes së sekuencave kanë keqinformuar publikun dhe kanë sjellë një perceptim të gabuar në lidhje me të ashtuquajturin « skandal » të ministrit Pango.Me konkretisht, nepermjet kesaj « video » publikut i eshte bere prezent nga drejtuesit e emisionit « FIKS FARE »sikur ministri Pango e ka ftuar vajzen ne fjale ne banesen e tij private ;fakt ky, teresisht i pavertete pasi rezulton e provuar që eshte vajza ajo qe ka shkuar vete per te takuar ate ne banesen e tij.

Sipas pales paditese, faktet si me siper tregojne qarte se i padituri « Top Channel » SHA ne rastin konkret i ka ofruar publikut një informacion te shtrember, te ekzagjeruar dhe te provokuar prej saj ; ku si qellim i saj i vetem ka qene denigrimi i paditesit Ylli Pango si individ dhe si minister.Këto veprime te pales se paditur bien ne kundershtim me Legjislacionin Shqiptar ne fuqi , me nenin 17 dhe 35 te Kushtetutes së Republikës së Shqipërisë si dhe me nenin 8,10, 41 te Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut - duke u shkelur hapur në rastin konkret te drejtat dhe liritë themelore te njeriut, sikurse eshte e drejta e baneses, familjare, e korrespondences dhe paprekshmeria e tyre. Pala paditese parashtron se i padituri “Top Channel” SHA (drejtuesit e emisionit të saj “Fiks Fare”) me veprimet provokuese dhe te paligjshme ka dhunuar rende jeten private dhe imazhin e tij, si individ dhe si minister.

Sipas palës paditëse, rregjistrimet audiovizive te kryera dhe te transmetuara prej pales se paditur janë realizuar prej saj ne kundershtim të hapur me Legjislacionin Shqiptar ne fuqi dhe pa dijeninë dhe pa pelqimin e tij dhe po kështu këto rregjistrime jane marrë dhe regjistruar nepermjet provokimeve te perseritura dhe jo ne forme legjitime, duke u shkelur rëndë rregullat e etikes profesionale e te mirebesimit te gazetarisë dhe duke u cenuar hapur kuadri ligjor ne fuqi dhe parimi i ndarjes se pushteteve, i cili percakton si autoritet te vetem ligjor prokurorinë dhe gjykaten per te tilla raste.

Paditesi Ylli Pango parashtron se veprimet si me lart antiligjore te të paditurit “Top Channel” ShA kane demtuar rende jeten private dhe reputacionin e tij, duke i shkaktuar atij një dem moral te shfaqur ne demtimin e nderit dhe te personalitetit te tij si dhe një dem te pesuar ne sferen shoqerore dhe ne ate te te gezuarit te plote te jetes (kenaqesite e jetes). Si pasoje e cenimit te reputacionit, personalitetit, emrit, nderit dhe pozites qe ai gezonte me pare - demi moral që ai ka pesuar në rastin konkret i eshte shfaqur ne formen e vuajtjes shpirterore, dhimbjes dhe turbullimit psikologjik. Gjithashtu, paditesi Ylli Pango, u shpreh në gjykim se pas kësaj ngjarje si më lart, ai ka perjetuar ankthe, trishtim dhe merzitje ne menyre te vazhdueshme. Paditesi Ylli Pango parashtron se si rezultat i shfaqjes se kesaj ‘Video’ te perftuar prej pales se paditur ne menyre te provokuar dhe te paligjshme, atij ju demtua rende karriera akademike dhe politike e ngritur prej tij me shume pune e mundim e me perkushtim 35 vjecar ( ai u shkarkua nga minister; per atë u iniciua procedim penal;procedim ky, i cili me pas u pushua per shkak se faktet kunder tij ishin te paverteta); imazhi i tij si profesor e autor librash pas kesaj ngjarje filloi te cenohej rende, duke u goditur ne media nga analiste apo politikanë te ndryshem dhe madje u tentua nga persona te caktuar me veprime te ekzagjeruara deri ne heqjen e titujve shkencor dhe te së drejtes se mesimdhenies ne universitete qe ai zoteronte. Sipas pales paditese parashtrohet se ne rastin konkret demi total qe ai ka pesuar kap vleren prej 1 (një) milion eur ;dëm ky, që ai kërkon ti shpërblehet në vështrim të nenit 608, 609 në lidhje me nenin 625 /a të Kodit Civil.

Nderkohe ,Gjykata ve ne dukje se i padituri « Top Channel » Sh.A , ne prapesimet e tij ne gjyq, kerkoi rrezimin e padise, duke parashtruar sa me poshte :

1. Publikimi qe ai i ka berë veprimeve te Z.Pango i permbahet fakteve te verteta dhe se nuk eshte e vertete qe « video » e transmetuar nga emisioni i tij « Fiks Fare » eshte manipuluar apo fabrikuar, sikur padrejtesisht pretendon pala paditese. Gjithashtu, prezantimi qe ben kanali « Top Channel » SHA njihet boterisht se eshte një prezantim i një kanali televiziv serioz ne shkalle vendi dhe pertej kufijve.

2. Liria e medjave dhe informimit eshte një e drejte e pa derogueshme dhe e garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqiperise. Rasti ne gjykim, sipas pales se paditur, ka te beje me zbatimin ne praktike te se drejtes se mediave per te informuar publikun e gjere dhe per te realizuar kriticizmin e nevojshem ndaj politikaneve dhe funksionareve ne postet publike.

3. Ne rastin konkret, veprimet e Z.Pango (qe jane rregjistruar nga gazetari i “Top Channel” SHA) bien ne kundershtim me moralin dhe per kete arsye paditesi Ylli Pango nuk mund te perfitojë mbrojtje ne baze te nenit 8 paragrafi 2 të Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut. Pra, sipas pales se paditur ne baze te nenit 8/2 te Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut “mbrojta e moralit” merr perparesi ne një rend juridik shoqeror dhe per shkak te respektimit te ketij parimi mund te cenohet dhe kufizohet edhe privatesia e personit qofte edhe ajo e baneses private qe pretendon e kerkon pala paditese ne veshtrim te nenit 8/ 1 te Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut.

4. Konventa per te Drejtat e Njeriut, sipas pales se paditur, garanton “Lirinë e Shprehjes” dhe e “kufizon” ate vetem per rastet e percaktuara shprehimisht ne ligj. Ne kete kendeveshtrim ligjor si me lart, pala e paditur parashtron se ajo nuk ka asnje “kufizim ligjor” per te marrë e per te dhenë informacione dhe se keto informacione mund te merren nga ana e saj edhe ne “formen e rregjistrimeve”,sikurse ajo ka vepruar ne rastin e Z.Pango. Ndërkaq, vete pala paditese nga ana e saj, ne kete aspekt nuk solli dhe nuk beri prezent asnje “kufizim ligjor” per sa i perket marrjes dhe dhenies se informacionit me ane te rregjistrimeve nga ana e organeve te medias; forme kjo, qe pala e paditur ka perdorur ne rastin e tij.

5. Ne baze te nenit 8 te Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut kufijtë e kriticizmit ndaj politikaneve jane shume me te gjere se sa per njerezit e thjeshtë ; cka do te thote, se cdo politikan (sikurse eshte rasti i Z.Pango) duhet ta vërë vehten e tij haptazi perpara gjykimit te thelle te cdo fjale dhe veprimit nga gazetaret dhe nga publiku i gjere dhe rrjedhimisht duhet ti pranoje ato me tolerance.

6. Sipas pales se paditur, veprimet e saj ne rastin konkret kane qenë ligjore dhe se prokuroria shqiptare gjate hetimit te ceshtjes penale per kete rast nuk ka gjetur asnje shkelje te pales se paditur ne publikimin e “videos” nga emisioni i saj “Fiks Fare”.

7. Se fundi, pala e paditur prapesoi në gjyq se demi prej 1 (një) milion Eur i pretenduar prej pales paditese, ne realitet, nuk ekziston dhe po kështu as lidhja shkakesore nuk ekziston, as elementi faj i saj dhe njëkohësisht as menyra e perllogaritjes se ketij demi nuk qëndron.

Nga gjykimi i zhvilluar per kete ceshtje, nga pikepamja e faktit rezultoi e provuar si vijon: Ne daten 4-5 mars 2009 ne emisionin “Fiks Fare”, te ores 20:15 te televizionit “Top Channel” SHA eshte transmetuar një regjistrim audioviziv i bere me kamera te fshehte nga gazetarë te televizionit “Top Channel”; regjistrim ky, ne te cilin pasqyroheshin veprime e biseda te bera midis një vajze dhe paditesit Ylli Pango, ne ate kohe ne detyren e Ministrit te Turizmit, Kultures, Rinisë dhe Sporteve. Nga pamjet audiovizive, evidentohej fakti se një vajze e cila kerkonte te punesohej prane Ministrisë se Turizmit, Kultures, Rinisë dhe Sporteve (ku drejtonte paditesi Ylli Pango), ka marrë kontakt personalisht me Z.Pango ne ambjentet e zyres se tij dhe me pas edhe ne ambjentet e brendshme te banesës se tij private. Ne shtepinë e tij, sipas videokasetes, ministri Pango rezultonte ti kerkonte vajzes per tu zhveshur perpara tij me argumentin se duhej shikuar pasi do e punesonte atë ne Agjensinë e Turizmit, ku do merrte pjese ne panaire.Mbi kete fakt si më sipër, Organi i Prokurorise Tirane me dt 14/10/2009 ka regjistruar procedimin penal me nr 3724 per vepren penale te “Korrupsionit pasiv i funksionareve te larte shteteror ose i te zgjedhurve vendor” te parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, ne ngarkim te paditesit Ylli Pango (ne ate kohe minister i Turizmit dhe i Kultures).Nga provat e administruara gjate hetimit nga Organi i Prokurorisë se Rrethit Gjyqesor Tirane ka rezultuar e provuar nga pikepamja e faktit si vijon:“Deklaruesja Alma Mukaj ka qenë e punesuar prane redaksisë se televizionit “Top Channel” Tirane ne detyren e juristes. Ne muajin janar 2009 ajo ka takuar shtetasin Filip Cakuli, me te cilin kishte njohje prej kohesh dhe i ka kerkuar ndihme per ta punesuar. Pas 2 ditesh, ky i fundit i ka telefonuar asaj duke e informuar se tek Ministria e Turizimit dhe Kultures ishte një vend bosh per jurist. Keshtu, Alma Mukaj ka takuar Filip Cakulin i cili ne prezencë te saj ka telefonuar ministrin e saj kohe Ylli Pango, duke i kerkuar takimin me Almen ne lidhje për vendin e punes. Nga ana e ministrit Pango pas kësaj i eshte lene takim Alma Mukajt, e cila ka shkuar ne kete takim e shoqeruar nga shoferi i Filip Cakulit. Aty ka marrë takim me ministrin Pango, i cili eshte informuar per edukimin shkollor te Almes si dhe i ka lenë takim pas 2 ditesh ne ministri me qellim dorezimin e dokumentave. Pas 2 ditesh Alma ka shkuar ne Ministrinë e Turizmit dhe Kultures dhe ka takuar serish ministrin Pango, i cili pasi eshte njohur me dokumentat i ka propozuar Almes mundesinë e punesimit të saj ne një institut qe menaxhohej nga mbesa e tij. Alma pas kesaj ka shkembyer numrat e telefonit me ministrin Pango dhe ka lenë takim rreth ores 17:00 te po kesaj dite ne ambjentet e Institutit te Studimeve Sociologjike. Me pas ajo eshte kthyer ne ambjentet e televizionit “Top Channel” ku ka njoftuar Filip Cakulin se i eshte ofruar pune ne Institut dhe jo ne ministri. Ne oren 17:00 Alma nuk ka shkuar ne Institutin e Studimeve Sociologjike dhe i ka telefonuar ministrit Pango për të komunikuar pse nuk ishte paraqitur. Per kete ka vene ne dijeni Filip Cakulin, i cili i ka kerkuar takim po ne kete dite ne oren 19:00. Ne kete takim, Filip Cakuli i ka marrë karten e telefonit Almes, duke i thenë se “pergjegjesia eshte e imja per perdorimin e kartes se telefonit me ndonje person tjeter”. Filip Cakuli pas 2 ditesh i ka kthyer karten e telefonit Almes si dhe i ka kerkuar nese ajo ishte e gatshme te takonte ministrin Pango dhe te regjistronte biseden; gje, te cilen Alma e ka refuzuar. Pas 2 javesh nga momenti i kthimit te kartes se telefonit, Filip Cakuli i ka telefonuar Almes duke i kerkuar te shkonte ne Ministrinë e Turizimit dhe Kultures per te plotesuar dokumentet. Keshtu te nesermen Alma ka shkuar ne Ministrinë e Turrrizimit dhe Kultures e shoqeruar nga gazetarja e “Fiks Fare” e quajtura Alkida Budini. Tek ministria, Alkida i ka dhenë Almes një aparat telefoni me te cilin Filip Cakuli e kishte porositur per te regjistruar biseden me ministrin Pango. Pas takimit me ministrin Ylli Pangon, Alma aparatin e telefonit me te cilin ka regjistruar dhe filmuar takimin ne zyren e ish-Ministrit ja ka dhenë shtetasit Filip Cakuli. Disa dite me vone, ne kohen kur Alma Mukaj ishte punesuar tashme ne televizionin “Top Channel”, Filip Cakuli i ka kerkuar asaj qe te dilte per te shoqeruar Alkida Budinin ne një sherbim. Keshtu, Alma ka shoqeruar Alkiden dhe sebashku me kameramanin Gert Hoxha dhe shoferin Roland Dyrmishi kane shkuar ne Qytetin Studenti, tek banesa private e ministrit Ylli Pango. Ketu, Alkida Budini ka hyre ne banesen private te Ylli Pangos;nderkohe qe Alma, Gerti dhe Rolandi kane pritur jashte baneses per rreth 15’ ne një distance rreth 100 metra. Nga deklarimi i Denisa Terihatit, (me detyre zevendesdrejtore e emisionit “Fiks Fare”) ka rezultuar se realizimi i kameres se fshehte me ministrin Pango eshte iniciuar nga drejtori i emisionit “Fiks Fare” Filip Cakuli. Kjo ka ardhur per shkak se ne redaksi eshte paraqitur Alma Mukaj dhe sipas saj ajo kishte shkuar tek Ministri Pango me rekomandim pune dhe se ministri i kishte kerkuar asaj takim pas orarit te punes ne një Institut qe ndodhet ne zonen e ish Bllokut, Tirane. Regjistrimi i bisedave telefonike te ministrit Ylli Pango jane bere me karten e telefonit te Alma Mukaj; por ne vend te Almes ka biseduar me ministrin Pango gazetarja Alkida Budini, pasi Alma nuk pranonte te merrte me pjese ne kete proces te organizuar nga “Fiks Fare”. Sipas saj,qendrimi i Ministrit Pango ka qene korrekt dhe ajo nuk deshironte te vazhdonte me. Janë regjistruar 5 biseda telefonike dhe regjistrimi i pare eshte bere ne daten 27/01/09. Gazetarja Alkida Budini ka shkuar 3 here ne Ministrinë e Turizimit dhe Kultures per te takuar ministrin Pango. Ajo ka mundur te takoje ministrin Pango ne zyren e tij heren e 3-të dhe ka shkembyer telefonat si dhe kane lenë takim per pasdite me qellim qe Alkida te dorezonte dokumentat per pune. Pasdite, mbasi nuk eshte paraqitur ne ministri per te dorezuar dokumentat, Alkida i ka telefonuar dhe eshte treguar e gatshme t’ja dorezonte dokumentat ne shtëpi. Pas kesaj,ministri Ylli Pango i eshte pergjigjur me një mesazh ku i shkruante qe kur te vinte ti bente telefon. Alkida e shoqeruar dhe nga Alma Mukaj, kameramani Gerti Hoxha dhe shoferi Roland Dyrmishi ka shkuar ne Qytetin Studenti dhe ka hyre ne banesen e ministrit Pango dhe aty eshte regjistruar takimi sic dhe eshte transmetuar ne emisionin “Fiks Fare”. Pra,pikërisht kjo ka qene ngjarja qe ka ndodhur nga pikepamja e faktit per menyren e realizimit te regjistrimit audioviziv me kamere te fshehte te dhene me pas ne emisionin e “Fiks Fare” - nga i cili parashtrohet me padine ne gjykim se eshte demtuar pala paditese. Organi i Prokurorise së Rrethit Gjyqsor Tiranë , duke analizuar ngjarjen si me siper ne kendveshtrimin ligjor, ka arritur ne konkluzionin se regjistrimi si me siper i kryer nga i padituri “Top Channel” SHA pa autorizimin e autoriteteve shteterore nuk perben prove ne kuptimin procedurial, pasi ky regjistrim eshte marr ne menyre te fshehte dhe jo sipas burimeve te parashikuara nga Ligji Procedurial Penal në fuqi; cka e ben këte regjistrim ne kuptim te neneve 149, 151/4,221,222 dhe 226 te Kodit te Procedures Penale por edhe ne baze te nenit 32/2 te Kushtetutes së Republikës së Shqipërisë –si te paperdorshem si prove ne procesin penal ndaj ministrit Ylli Pangos. Po kështu, Organi i Prokurorisë i Rrethit Gjyqsor Tiranë ka arritur ne konkluzionin tjetër se nuk rezulton e provuar qe Ylli Pango ne cilesinë e M.T.K.R.S te kete shfrytezuar ne menyre abuzive funksionin e tij shteteror per te kerkuar ne menyre te drejtperdrejt apo terthorazi perfitime te parregullta, veprime seksuale ne kembim te kryerjes te veprimeve qe lidheshin me detyren apo funksionin e tij. Ne keto rrethana, Organi i Prokurorisë perfundimisht ka vendosur pushimin e ndjekjes penale ndaj paditesit Ylli Pango (me hollesisht shih permbajtjen e vendimit dt 03/12/09 te Prokurorisë së Rrethit Gjyqsor Tirane “Për pushimin e hetimeve te procedimit penal nr 3724/2008”, te administruar ne dosjen gjyqesore).

Gjykata, duke e analizuar faktin dhe ngjarjen si me siper nga pikepamja ligjore arrin ne konkluzionin perfundimtar se ne rastin konkret regjistrimet audiovizive te kryera dhe te transmetuara prej pales se paditur, per nga menyra si ato jane marre dhe i jane ofruar publikut perbejne veprime te kunderligjshme e te kryera me faj; veprime këto, te cilat cmohen nga kjo gjykate se kanë demtuar rende jeten private dhe reputacionin e paditesit Ylli Pango duke i shkaktuar atij një dem konkret moral te shfaqur ne drejtim te demtimit te nderit dhe personalitetit te tij si dhe një dem te pesuar ne sferen shoqerore dhe ne ate te gezuarit te plote te jetes (kënaqsitë e jetës) - cka, ne veshtrim te nenit 608 e 609 ne lidhje me nenin 625/a te Kodit tonë Civil por edhe në vështrim të nenit 41 të Konventës për të Drejtat e Njeriut sjell padyshim pergjegjesinë juridike civile të të paditurit “Top Channel” SH.A per shperblimin e ketij demi. Ne kete aspekt, Gjykata ve ne dukje se ne nenin 608 te Kodit Civil eshte sanksionuar shprehimisht se: “Personi qe, ne menyre te paligjshme dhe me faj , i shkakton tjetrit një dem ne personin e tij... detyrohet te shperblejë demin e shkaktuar. Demi quhet i paligjshem kur eshte rrjedhim i shkeljes ose i cenimit te interesave dhe i te drejtave te tjetrit qe mbrohen nga rendi juridik ose nga zakonet e mira”. Me tej, ne nenin 609 te Kodit Civil eshte percaktuar shprehimisht se: “Demi duhet te jete rrjedhim i drejtperdrejtë dhe i menjehershem i veprimit ose i mosveprimit te personit”. Ndersa ne nenin 625/a te Kodit Civil eshte sanksionuar shprehimisht se: “Personi qe pëson një dem, te ndryshem nga ai pasuror, ka te drejte te kerkoje te shperblehet kur... eshte cenuar ne nderin e personalitetit te tij”.Po kështu, Gjykata vë në dukje se në nenin 41 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut është sanksionuar shprehimisht se: “ Kur Gjykata konstaton shkelje të konventës ose të protokolleve të saj, dhe e drejta e brendshme e Palës së Lartë Kontraktuese mundëson vetëm ndreqjen e pjesëshme të pasojave të shkaktuara nga shkelja,Gjykata,kur është e nevojshme,i akordon shpërblim të drejtë palës së dëmtuar” Pikerisht, ne kendveshtrimin e ketyre dispozitave ligjore te sipercituara te Kodit Civil “Mbi pergjegjesinë per shkaktimin e demit jashtkontraktor” si dhe ne kendveshtrimin e parimeve te Teorisë se te Drejtes Civile “Per pergjegjesinë juridiko- civile per shkaktimin e demit dhe shperblimin e ketij demi” - Gjykata krijon bindjen e brendshme juridike se ne rastin ne gjykim evidentohet qarte pergjegjesia juridike civile e te paditurit “Top Channel” ShA per demin qe ai i ka shkaktuar paditesit Ylli Pango ne rrethanat e pershkruara si me lart. Gjykata konkludon se i padituri “Top Channel” Sh.A ne rastin ne fjale ka konsumuar te gjitha elementet perberes te kesaj pergjegjesie juridike civile sikurse jane: 1)Kunderligjshmeria e veprimeve te shkaktuesit te demit;2) Demi i shkaktuar;3) Fajesia e shkaktuesit te demit dhe 4) Lidhja Kauzale (shkak-pasoje) midis veprimeve te kunderligjshme te shkaktuesit te demit dhe pasojes se ardhur nga këto veprime (demit te shkaktuar).Por, le te marrim dhe te analizojme me hollesisht se ku konsiston konkretisht konsumimi prej pales se paditur (“Top Channel” SHA) i elementeve si me siper te pergjegjesise juridiko-civile të saj per demin qe ajo i ka shkaktuar paditesit Ylli Pango:

I - Persa i perket elementit te parë te ‘pergjegjesisë juridike- civile’ qe lidhet me kunderligjshmerinë e veprimeve te shkaktuesit te demit - Gjykata ve ne dukje se provohet plotesisht ne kete gjykim qe veprimet e te paditurit “Top Channel” ShA ne rastin konkret karakterizohen nga kunderligjshmeria e tyre per sa vijon:

Se pari :Gjykata terheq vemendjen se me ane te transmetimit te regjistrimit audioviziv te bere me kamera te fshehte nga emisioni “Fiks Fare” i te paditurit “Top Channel” Sh.A jane shkelur ne menyre te hapur “Te Drejtat dhe Liritë Themelore te Njeriut”; te drejta këto, te mbrojtura ne menyre te shprehur nga nenet 8 dhe 10 te Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut dhe te konkretizuara e te sanksionuara gjithashtu dhe ne nenin 15, 17, 35, 36, 37 dhe 41 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperisë; te drejta këto, qe gjithashtu gjejne mbrojtje te vecante ne nenin 608 dhe 609 ne lidhje me nenin 625/a te Kodit Civil. Me konkretisht, Gjykata ve ne dukje se sipas nenit 8 te Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut eshte sanksionuar se: “ Çdokush ka te drejten e respektimit te jetes se tij private dhe familjare, baneses dhe korrespondences se tij”. Ndersa ne nenin 15 te Kushtetutes së Republikës së Shqipërisë eshte sanksionuar se: “ Te Drejtat dhe Lirite Themelore te Njeriut jane... te padhunueshme dhe qendrojne ne themel te te gjithe rendit juridik”. Kurse ne nenin 17 te Kushtetutes së Republikës së Shqipërisë eshte sanksionuar se: “ Kufizime të të drejtave dhe lirive të parashikuara ne kete Kushtetutë mund te vendosen vetem me ligj... dhe se keto kufizime nuk mund te cenojne thelbin e lirive dhe te drejtave dhe ne asnje rast nuk mund te kalojne kufizimet e parashikuara ne Konventen Europiane per te Drejtat e Njeriut”. Po kështu ne nenin 36 te Kushtetutes së RSH eshte sanksionuar se: “ Liria dhe fshehtesia e korrespondences ose e cdo mjeti tjeter te komunikimit jane te garantuara”. Gjithashtu, ne nenin 37 te kesaj Kushtetute eshte sanksionuar shprehimisht se: “Paprekshmeria e baneses eshte e garantuar”. Vec sa siper ,vihet ne dukje se ne nenin 41 te Kushtetutes së R.SH eshte sanksionuar se: “E drejta e prones private eshte e garantuar”. Perfundimisht, Gjykata duke analizuar ceshtjen e respektimit te ketyre parimeve, te te drejtave dhe lirive themelore te njeriut si me lart, konstaton se ne rastin ne gjykim i padituri “Top Channel” SH.A ka shkelur ne menyre te hapur te drejtat dhe lirite themelore te njeriut dhe konkretisht ato qe lidhen me respektimin e privatësisë personale dhe familjare te paditesit Ylli Pango, paprekshmërinë e banesës e të pronës private te tij si dhe korrespondencen e tij – të drejta dhe liri themelore këto - qe mbrohen juridikisht ne menyre te posacme nga dispozitat ligjore e kushtetuese te cituara si me lart ne kete vendim. Keshtu p.sh ne sekuencat e “videos” se transmetuar nga pala e paditur (te cilat u kqyren proceduralisht nga trupi gjykues edhe gjate ketij gjykimi) konstatohet se ka xhirime te ambjenteve te brendshme te baneses private te paditesit Ylli Pango; ambjente keto, ne te cilat portreti personal i tij ( i paditesit Ylli Pango) shfaqet i veshur me rroba shtëpie dhe po kështu konstatohet se ka xhirime edhe te zyres dhe portretit te tij ne ministri, atje ku ai punonte. Gjithashtu, ne sekuencat e “videos” se transmetuar konstatohet se eshte shfaqur ne ekran teksti i mesazheve te derguara nga celulari i paditesit Ylli Pango, duke perfshirë ketu edhe detaje e te dhena te mesazhit si dhe jane incizuar dhe shfaqur me “titra” bisedat qe paditesi Ylli Pango ka kryer nga celulari i tij.

I padituri “Top Channel” SH.A pretendoi gjate ketij gjykimi se veprimet e paditesit Ylli Pango ( te regjistruara nga gazetari i saj) bien ne kundershtim me “moralin” dhe se per kete arsye paditesi Ylli Pango nuk mund te perfitojë mbrojtje juridike ne baze te nenit 8 paragrafi 2 i Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut. Pra, sipas pales se paditur ne baze te nenit 8 paragrafi i 2 te Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut “mbrojtja e moralit” merr perparesi ne një rend juridik shoqeror; cka do te thote, se per shkak te respektimit te ketij parimi mund te cenohet dhe kufizohet edhe privatesia e personit, qofte dhe ajo e baneses private qe pretendon e kerkon paditesi Ylli Pango ne veshtrim te nenit 8/1 te Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut.Gjykata e rrezon kete pretendim si me siper te te paditurit “Top Channel” SHA si te pabazuar ne prova e ne ligj per sa vijon:1) Gjykata ve ne dukje se ne rastin konkret i padituri “Top Channel” SHA duhet ti kryente veprimet e tij per marrjen dhe trasmetimin e informacionit rreth paditesit Ylli Pango ne perputhje me ligjin, sikurse kerkon per te tilla raste shprehimisht neni 23/2 i Kushtetutes se Republikes se Shqiperise - cka do te thote se pala e paditur ishte e detyruar që të respektonte rigorozisht te drejtat dhe lirite themelore te njeriut qe sipas nenit 15/1 te kesaj Kushtetutes së Republikës së Shqipërisë, ato jane te padhunueshme. Ne fakt, sikurse u tha me lart, pala e paditur i ka cenuar keto te drejta dhe liri themelore ne rastin e paditesit Ylli Pango, duke sjellë keshtu de fakto, ‘kufizime’ te ketyre te drejtave dhe lirive sikurse eshte ajo për respektimin e privatesisë personale e familjare te paditesit Ylli Pango, paprekshmerisë se baneses e të prones se tij private e po keshtu te korrespondences se tij. Por, Gjykata vë ne dukje se keto ‘kufizime’ te te drejtave dhe lirive themelore sipas nenit 8/2 te Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut dhe sipas nenit 17 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperisë mund te vendosen vetem me ligj dhe ato ne asnje rast nuk mund te cenojne thelbin e ketyre lirive dhe te drejtave themelore. 2)Gjykata vlereson e cmon se fakti qe “kufizimet e te drejtave dhe lirive mund te vendosen vetem me ligj” do te thote se po ne kete formë (pra vetem me ligj) do behet kufizimi i ketyre te drejtave edhe atehere kur kjo eshte e domosdoshme per “mbrojtjen e moralit”(këtë të fundit sic thamë e pretendon në gjykim pala e paditur) – cka do te thote se si Kushtetuta jone ashtu dhe Konventa Europiane per te Drejtat e Njeriut ne asnje rast nuk ja kanë lenë ne kompetencë vendosjen e ketyre kufizimeve subjekteve qe jane te detyruara per te respektuar keto te drejta; pra, kjo do te thote se as subjekti “Top Channel” SHA nuk mund ta kete një te drejte te tille per te vendosur “kufizime” apo “cenuar” te drejtat dhe lirite themelore te njeriut te cilat sipas nenit 15 e vijues te Kushtetutes së RSH dhe Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut janë te padhunueshme. Nëqoftëse do te pranonim te kunderten dmth qe “kufizimi” i te drejtave themelore te ishte ne kompetencë dhe vleresim rast pas rasti te subjektit qe ishte i detyruar ligjerisht për ti respektuar dhe moscenuar keto te drejta dhe liri themelore te njeriut - atehere – ne keto rrethana do ti hapej rruge arbitraritetit dhe cdo person do të ishte i pasigurtë ne jeten e tij të perditshme private dhe ate shoqerore. Nisur nga kjo situate si me lart, Gjykata perfundimisht konkludon se i padituri “Top Channel” Sh.A nuk mundet qe me veprimet e tij ne emer te ushtrimit te se drejtes se informimit te “kufizojë” apo të “cenojë” ne menyre arbitrare te drejtat e lirite themelore te individit te parashikuara ne neni 8 dhe 10 te Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut dhe te konkretizuara ne nenet e sipercituara te Kushtetutes se Republikes se Shqiperisë. Ne kete konkluzion si me siper te saj, Gjykata arrin nder te tjera duke patur parasysh edhe praktiken gjyqesore te Gjykates se Strasburgut; ku ndër rastet e gjykuara, mund te permendim ceshtjet si me poshte:

- Në cështjen Pfeifer k.Austrise (no.12556/03,S35, ECHR 2007) eshte konstatuar se neni 10 i Konventes nuk garanton nje te drejte te pakufizuar madje edhe ne ato raste kur informacioni mund te jete me interes per publikun e gjere. Ne rastin konkret, kur qellimi kryesor eshte sulmi kunder reputacionit te personave garancite e nenit 8 te Konventes ( e drejta per jete private dhe reputacion) marrin perparesi.

- Në cështjen Scharsach and Neës Verlagsgesellschaft v.Austria (no.39394/98) Gjykata duke ju referuar praktikes se saj ne lidhje me nenin 10 te Konventes, relaton se media luan nje rol te rendesishem ne nje shoqeri demokratike. Megjithate, media nuk duhet te kaloje disa kufij limit, vecanerisht nese keto lidhen me reputacionin dhe te drejtat e individeve. Media duhet te shperndaje informacion ne perputhje me te drejtat dhe detyrimet a saj; informacion ky, qe perfshin vetem ceshtje me interes publik te gjere.

- Në cështjen Van Hanover k. Germany Gjykata e Strasburgut parashtron se liria e shprehjes kerkon nje interpretim me te ngushte. Ne lidhje me kete Gjykata i referohet Rezolutes se Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes per “ Te Drejten e Jetes Private” e cila parashtron se “Interpretimi i njeanshem i te drejtes se lirise se shprehjes” nga media te caktuara, nuk mund te justifikoje shkeljet e te drejtave te mbrojtura nga neni 8 i Konventes, me justifikimin se lexuesit “kane te drejte te dinë gjithcka rreth figurave publike”.

Se dyti :Nga gjykimi u provua plotesisht se regjistrimet audiovizive ( te transmetuara me pas ne emisionin ‘Fiks Fare’) jane kryer nga gazetaret e pales se paditur ne menyre te fshehte dhe pa pelqimin e paditesit Ylli Pango, ndonese ato paraqesin nje informacion shume personal e privat ne lidhje me paditesin Ylli Pango (më konkretisht,ne sekuencat e “videos”, nder te tjera jepen regjistrime te baneses private te paditesit Ylli Pango;ku ai personalisht është paraqitur me veshje shtepie). Pikerisht, kjo menyre e marrjes dhe e regjistrimit te informacionit prej pales se paditur ne drejtim te personit dmth paditesit Ylli Pango dhe privatesisë se ketij te fundit (i cili vec te tjerave ishte gjithashtu edhe figure publike) konstatohet se bie hapur ne kundershtim me nenin 23 dhe 35/2 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperisë dhe po keshtu me Konventen Europiane per te Drejtat e Njeriut- akte ligjore këto, qe domosdoshmerisht kerkojnë dijeninë dhe pelqimin e personit qe regjistrohet per te tilla raste dhe sidomos kur ky regjistrim behet per mbledhjen e informacionit qe kane te bejne me privatesinë e tij. Ne kete aspekt, kjo Gjykate ka parasysh edhe praktiken gjyqesore te Gjykates së Strasburgut. Keshtu psh ne ceshtjen Van Hanover k. Germany Gjykata e Strasburgut ka parashtruar nder te tjera se nuk duhet anashkaluar fakti se ne c’menyre janë marre fotot, nese i demtuari ka qenë ne dijeni dhe nese e ka dhenë pelqimin e tij per kryerjen e tyre. Gjykata e Strasburgut në kete gjykim e ka zgjeruar qendrimin e saj duke shpjeguar se publikimi i fotove eshte një veprim i cili hyn ne një fushe ne te cilën mbrojtja e te drejtave dhe reputacioni i individit kanë nje rendesi te vecante. Me tej, Gjykata e Strasburgut thekson se ceshtja ne fjale nuk ka lidhje me shperndarjen e ‘ideve’ por me shperndarjen e imazheve shume personale dhe intime rreth nje individi.

Vecsa siper, Gjykata ve ne dukje se marrja prej pales se paditur e regjistrimeve audiovizive ne menyre te fshehte dhe pa pelqimin e paditesit Ylli Pango bie ne kundershtim te hapur gjithashtu edhe me nenet 149, 151/4, 221, 222 dhe 226 te Kodit te Procedures Penale si dhe me nenin 32/2 te Kushtetutes së Republikës së Shqipërisë. -fakt ky - qe konstatohet se e ka detyruar Organin e Prokurorisë se Rrethit Gjyqesor Tirane te mos i konsiderojë si prove regjistrimet si me siper audiovizive te pales se paditur, pasi keto regjistrime jane marre ne menyre te fshehte dhe jo sipas burimeve qe parashikon Ligji Procedurial ne fuqi. Ne keto rrethana, duke parë menyren si me lart antiligjore te marrjes se ketyre regjistrimeve audiovizive si dhe mosvleresimin si prove per kete shkak nga ana e Organit te Prokurorisë – atehere - ne keto rrethana Gjykata nuk krijon bindjen e brendshme juridike as per vertetesine e ketyre regjistrimeve te transmetuara më pas ne emisionin ‘Fiks Fare’ te pales se paditur.

II - Per sa i perket elementit te dyte te ‘pergjegjesisë juridike civile’ sikurse eshte ekzistenca e demit te pesuar, Gjykata konstaton se veprimet e kunderligjshme si më sipër të të paditurit Top Channel” SHA per marrjen dhe shperndarjen e informacionit ndaj paditesit Ylli Pango ne drejtim te personit tij dhe jetes private tij kane bere qe ketij te fundit ti shkaktohet nje dem konkret moral, i cili konsiston ne demtimin e nderit dhe personalitetit te tij dhe si nje dem i pesuar ne sferen shoqerore dhe ate te gezuarit te plote te jetes ( kenaqesit e jetes). Ky dem rezulton qe atij ti jetë shkaktuar ne formen e vuajtjes shpirterore, dhimbjes dhe turbullimit psikologjik. Ai pas kesaj ngjarje eshte shkarkuar nga detyra e ministrit duke perjetuar ankthe, trishtim dhe merzitje ne menyre te vazhdueshme. Si rezultat i shfaqjes se kesaj “video” te perftuar ne menyre te paligjshme prej pales se paditur dhe te transmetuar ne emisionin televiziv “Fiks Fare” nga kjo e fundit – atij dmth paditësit Ylli Pango i eshte shkaterruar karriera akademike dhe politike e ngritur prej tij me nje pune 35 vjecare. Si rezultat i kesaj ngjarje si me lart per te u iniciua gjithashtu edhe një procedim penal; ndonese ky procedim penal, me pas u pushua.( Organi i Prokurorisë nuk konstatoi asnje elementë te pergjegjesisë penale të paditesit Ylli Pango per ato shkaqe qe janë trajtuar si me siper ne kete arsyetim vendimi - me hollesisht shih permbajtjen e vendimit te pushimit te Organit te Prokurorisë dt 03/12/09). Ky procedim penal si më sipër eshtë perjetuar shume nga ana e paditësit Ylli Pango. Gjithashtu, Gjykata konstaton se demi që ka pësuar paditesi Ylli Pango konsiston edhe ne faktin tjeter se imazhi i tij si profesor dhe autor librash pas kesaj ngjarje eshte cenuar rende, duke u goditur ne media nga analiste e politikanë te ndryshem dhe madje eshte tentuar nga persona e subjekte te caktuara me veprime deri per heqjen e titujve shkencorë dhe te se drejtes se mesimdhenies ne universitet, qe ai zoteronte.

Në rastin në gjykim, Gjykata vlereson e cmon dhe ka bindjen e brendshme se demi qe paditesi Ylli Pango ka pesuar nga veprimet e paligjshme të palës së paditur kap vleren prej 400.000 Eur. Në këtë bindje të brendshme juridike per vlerësimin dhe masën e dëmit si me lart, kjo Gjykatë ka parasysh praktikën gjyqsore të deritanishme në vendin tonë;praktikë gjyqsore kjo,e cila në mungesë të tabelave dhe statistikave për marzhet minimale dhe maksimale të shpërblimit të dëmit jopasuror , rast pas rasti e ka lënë në cmim të Gjykatës caktimin e masës së dëmit, në varësi të rrethanave të cështjes konkrete. Për rrjedhojë,kjo Gjykatë vë në dukje se për vlerësimin dhe caktimin e masës së dëmit që duhet ti shpërblehet paditësit Ylli Pango,është nisur nga rrethanat si më poshtë:

Gjykata ka patur parasysh parimin e shpërblimit të plotë të dëmit jopasuror dmth atë të barasvlefshmërisë së dëmshpërblimit që do të thotë se ky shpërblim dëmi në rastin konkret duhet të synojë në kthimin e gjëndjes së mëparshme të personit të dëmtuar;pra, në gjëndjen e njëllojtë sikur ky dëm të mos kish ndodhur asnjëherë. Është patur parasysh gjithashtu parimi i shpërblimit të drejtë dhe objektiv si dhe parimi tjetër i shpërblimit koherent (përfundimtar ose jo) që nënkupton shpërblimin e dëmit në mënyrë të plotë dhe të menjëhershme e në të holla për rikthimin e gjëndjes së mëparshme të personit të dëmtuar.

Gjykata vlerëson e cmon se caktimi i masës së shpërblimit të dëmit nga ana e Gjykatës, në rastin konkret, duhet të kryejë kryesisht funksionin kompesues dhe sadisfaksues për personin e dëmtuar;pasi, një funksion i tillë cmohet nga kjo Gjykatë se vjen në përputhje të plotë me normat e së Drejtës sonë Civile.

Gjykata ka parsysh rrezikshmërinë e faktit të kundërligjshëm të vërtetuar gjatë këtij gjykimi;cka do të thotë, se sa më i rëndë të jetë fakti civil aq më i madh do të jetë edhe shpërblimi i dëmit.Në rastin në gjykim, Gjykata e vlerëson e cmon faktin civil si mjaft të rëndë ;c’ka, nga pikpamja ligjore rrit vlerën e shpërblimit të dëmit ndaj personit të dëmtuar dmth paditësit Ylli Pango.

Në rastin në gjykim,Gjykata ka parasysh gjithashtu fajin e palës së paditur si dhe formën e këtij faji; ku, konstatohet se vec të tjerave këto veprime të palës së paditur janë kryer nga ana e saj edhe me anë të provokimeve dhe në keqbesim të paditësit Ylli Pango.

Gjykata në caktimin e masës së dëmshpërblimit ka parasysh vuajtjen shpirtërore dhe psikologjike që ka pësuar paditësi Ylli Pango nga ngjarja në fjalë.

Gjithashtu ,Gjykata në caktimin e masës së shpërblimit ka parasysh edhe cilësitë e personit të dëmtuar dmth të paditësit Ylli Pango. Ai në kohën e ndodhjes së ngjarjes në fjalë ka qënë politikan karriere, ministër, deputet, akademik dhe profesor në universitet prej vitesh të tëra dhe me një sërë punimesh e tituj shkencor, të cilat janë administruar gjatë këtij gjykimi.Këto cilësi si më sipër të paditësit Ylli Pango vlerësohen nga ky trup gjykues se determinojnë në rastin konkret rritjen e masës të shpërblimit të dëmit ndaj tij.

Vec sa sipër, Gjykata, në caktimin e masës së shpërblimit të dëmit ndaj paditësit Ylli Pango ka parasysh edhe mënyrën e shkaktimit të këtij dëmi si dhe mjetin e përdorur.Mjeti i përdorur ndikon në caktimin e masës së shpërblimit të dëmit, sidomos në rastin në gjykim kur kemi të bëjmë me një dëm që paditësit Ylli Pango i është shkaktuar në personalitetin dhe nderin e tij. Në rastin në gjykim konstatohet se dëmi në fjalë i ka ardhur paditësit Ylli Pango nëpërmjet një mjeti të tillë, sikurse është televizioni dhe madje nga një kanal televiziv me shtrirje tepër të madhe brenda dhe jashtë vendit sikurse është kanali televiziv “Top Channel” SHA; televizion ky,i cili përvec shtrirjes së madhe në territor ka dhe shikueshmërinë më të madhe në publik në krahasim me gjithë kanalet e tjera televizive;c’ka rrit ndjeshëm në rastin konkret masën e shpërblimit ndaj personit të dëmtuar, paditësit Ylli Pango.

III -Per sa i perket elementit te tretë te ‘pergjegjesisë juridike civile’, sikurse eshte fajesia e shkaktuesit te demit - Gjykata konstaton dhe ka bindjen e brendshme juridike se veprimet e kunderligjshme te te paditurit “Top Channel” SHA te analizuara si me lart ne kete vendim nga pikepamja subjektive jane kryer “me faj” dhe se po per “faj” te tij ka ardhur dhe pasoja perkatese dmth demi në vlerën prej 400.000 Eur qe i eshte shkaktuar paditesit Ylli Pango. Ne rastin konkret, fajesinë e te paditurit “Top Channel” Sh.A Gjykata e konstaton ne faktin qe prezumohet nga pikepamja ligjore qe ky i paditur si te gjithe subjektet e tjera te se drejtes civile (qofte persona juridik ose fizik) janë ne dijeni te permbajtjes te Legjislacionit Shqiptar ne fuqi dhe te Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut te analizuara si me siper ne kete arsyetim vendimi; cka do te thote, se ata ishin te detyruar qe ne menyre rigoroze te respektonin kete Legjislacion dhe te mos i “cenonin” dhe të mos i “shkelnin” ato. Gjykata vlereson e cmon se “padijenia” për ligjin ne fuqi nuk e shkarkon asnje subjekt ( qofte dhe te paditurin “Top Channel” SHA) nga pergjegjesia juridike civile per shperblimin e demit ne rastet kur ligji ne fuqi eshte shkelur nga subjektet dhe si rrjedhoje e ketyre shkeljeve personat e tretë kane pesuar dëme. Vec kesaj, provohet plotesisht ne gjykim se regjistrimet audiovizive si me siper te pales se paditur jane realizuar nepermjet “provokimeve” te saj dhe “jo ne mirebesim”; cka, ben edhe me prezent akoma fajesinë e pales se paditur dhe pergjegjesinë jurdike civile te saj per demin qe ka pesuar paditesi Ylli Pango. Gjykata vlereson e cmon se duke u berë regjistrimet audiovizive me ane te veprimeve provokuese te pales paditur- atehere - ceshtja ne fjale e trajtuar ne emisionin ‘Fiks Fare’ te pales se paditur nuk ka lidhje më me shperndarjen e ‘ideve’ apo te nje ‘fenomeni shqetesues’, por ka te beje me shperndarjen e imazheve shume personale dhe intime rreth nje individi dhe konkretisht ne rastin ne gjykim me jeten personale, familjare dhe private te paditesit Ylli Pango si individ. Pra, sic shihet,në rastin konkret, ceshtja eshte personalizuar ne menyre subjektive dhe provokuese prej pales se paditur. Personalizimi si me lart i ceshtjes nga pala e paditur ne menyre subjektive dhe provokuese i krijon bindjen e brendshme kesaj Gjykate se i padituri “Top Channel” SHA nga pikepamja e ndergjegjes dhe e rendesisë se veprës ka qene teresisht koshiente per demin qe mund ti vinte paditesit Ylli Pango nga veprimet e saj të kundërligjshme, sikurse ka ndodhur edhe ne fakt. Gjykata ve ne dukje se veprimet provokuese te te paditurit “Top Channel” SHA per ngjarjen ne fjale jane evidentuar qarte edhe gjate hetimit te ceshtjes penale per kete ngjarje nga Organi i Prokurorisë; Organ ky, i cili ne perfundim të hetimit ka vendosur ‘pushimin e cështjes penale’. Keshtu, ne vendimin e pushimit dt 03/12/09 te Organit te Prokurorisë eshte nenvizuar nder te tjera se regjistrimi audioviziv per paditesin Ylli Pango (ne ate kohe minister) eshte iniciuar nga drejtori i emisionit Filip Cakuli; fillimisht eshte tentuar nepermjet te quajtures Alma Mukaj por me pas kjo eshte terhequr duke u berë regjistrimi nga gazetarja Alkida Budini, e cila kjo e fundit ka biseduar me paditesin Ylli Pango me karten e telefonit te Alma Mukaj. Nga hetimi i ceshtjes penale prane Organit te Prokurorisë ka rezultuar se sa siper ka ndodhur per shkak se: “Alma nuk pranonte te merrte pjese ne kete proces te organizuar nga “Fiks Fare” dhe se sipas saj qendrimi i ministrit ka qene korrekt dhe ajo nuk donte te vazhdonte me”. Gjykata cmon se ky fakt i nenvizuar si me lart tregon qarte veprimet provokuese insistuese ne drejtim te paditesit Ylli Pango. Po kështu, veprimet provokuese te pales se paditur shikohen nga kjo Gjykate edhe ne “këmbënguljen” qe ka manifestuar pala e paditur per te shkuar ne banesen private te paditesit Ylli Pango dhe per ta incizuar atë atje, fshehurazi dhe padijeninë e tij. Këto qendrime subjektive dhe provokuese të të paditurit “Top Channel” Sh.A ndaj paditesit Ylli Pango, vec te tjerave, behen te besueshme per kete trup gjykues duke patur parasysh “konfliktin” qe ka ekzistuar per nje kohe te gjate midis ketyre dy ndergjyqesve, si rrjedhoje e kerkeses se bere nga paditesi Ylli Pango ne cilesin e Ministrit te Turizmit e Kultures ndaj “Top Channel” Sh.A per lirimin nga ana e kesaj te fundit te ambjenteve te Qendres Nderkombetare te Kultures “Arbnori”; ambjente keto, te marra me qera nga ana e saj ( Me hollesisht shih korrespondencen perkatese gati 2 vjecare midis ketyre dy ndergjyqesve per kete ceshteje).

IV -Se fundi per sa i perket elementit te katërt te “pergjegjesisë juridike civile”, sikurse eshte “lidhja kauzale” ( shkak- pasoje) - Gjykata ka bindjen e brendshme jurdike se ne rastin konkret demi në vlerën prej 400.000 Eur (qe ka pesuar paditesi Ylli Pango) ka ardhur si pasoje e drejtperdrejtë e veprimeve te kunderligjshme e provokuese të të paditurit “Top Channel” SHA, te kryera prej tij per vjeljen e shperndarjen e informacionit ndaj personit, familjes dhe privatesisë se paditësit Ylli Pango, duke u perftuar ky informacion sikurse eshte thenë me lart ne kete aryetim te vendimit ne menyre te paligjshme prej pales se paditur. Pra, nga analiza e provave të marra gjate ketij gjykimi evidentohet qarte se keto veprime te kunderligjshme e te fajshme te te paditurit “Top Channel” SHA (të analizuara si më lart në këtë arsyetim vendimi) kanë qënë shkaku determinant dhe i drejtperdrejtë i demit qe ka pesuar paditesi Ylli Pango

Perfundimisht, Gjykata vlereson e cmon se padia ne gjykim duhet pranuar per sa dhe si vijon:

Se pari: I padituri “Top Channel” SHA duhet te deklarohet si pergjegjes per shkaktimin e demit ndaj paditesit Ylli Pango, si rezultat i publikimit nga ana e tij te te dhenave te pasakta, jo te verteta dhe te perftuara ne menyre te paligjshme prej pales se paditur.

Se dyti: I padituri i padituri “Top Channel” SH.A duhet te detyrohet gjyqesisht per te mos publikuar ne te ardhmen artikuj, intervista apo komente ndaj paditesit Ylli Pango, te cilat ne menyre direkte apo indirekte mund te demtojne personin e tij.

Se treti: I padituri “Top Channel” SHA duhet te detyrohet gjyqesisht per ti paguar paditesit Ylli Pango shperblimin e demit te shkaktuar per sa me lart, ne vleren prej 400.000 Eur.Pra, per te tre keto kerkime si me siper,Gjykata vlerëson e cmon se padia ne gjykim duhet pranuar.Ndërsa, persa i perket pjeses tjeter te padise, e cila lidhet me kerkimin e shperblimit te demit tej kujfijve te sipercituar të pranuar nga Gjykata (paditesi Ylli Pango me padinë në gjykim kërkon në total vlerën e dëmit prej 1 (një) milion Eur),Gjykata cmon se padia per kete pjese të saj duhet rrezuar si e pabazuar,pasi rrethanat e përshkruara si më sipër në këtë vendim për vlerësimin e dëmit, nuk e përligjin një masë kaq të madhe të dëmit që kërkon pala paditëse.

Gjykata vë në dukje se në këtë gjykim të zhvilluar si më lart,u respektua karakteri publik i procesit gjyqsor,pra seancat gjyqsore u zhvilluan me dyer të hapura, sikurse parashikohet në nenin 26/1 të K.Pr.Civile. Ndërkaq, sqarohet se me vendim të ndërmjetëm të arsyetuar të kësaj Gjykate,ky gjykim u zhvillua pa praninë e medias se shkruar dhe asaj elektronike.Ky veprim procedurial si më sipër u morë nga Gjykata mbi kërkesën e pales paditëse, duke u bazuar ne nenin 26/2 ne lidhje me nenin 173, paragrafi 2 pika “dh” te Kodit Procedures Civile dhe duke u gjykuar se sa sipër do të ishte tërësisht ne dobi të këtij gjykimi, të objektivitetit të këtij gjykimi si dhe do te shmangte paragjykimin e Gjykatës dhe do ti shërbente dhënies së një drejtësie të paanshme.Nderkohë, mbas mbylljes se hetimit gjyqesor si dhe mbasi u dhanë pretendimet e fundit me shkrim të palëve ndërgjyqëse, kjo Gjykatë vlerësoi e cmoi që shpallja e këtij vendimi gjyqsor të bëhet me praninë e medias së shkruar dhe asaj elektronike.

Gjithshtu,vihet në dukje nga kjo Gjykatë, se në fillimet e këtij gjykimi, mbi kërkesën e palës paditëse u bë dhe miratua edhe saktësimi përfundimtar i bazës ligjore të padisë, duke u hequr nga baza ligjore fillestare e padisë nenet 626,640-642 te Kodit Civil dhe duke u shtuar neni 625/a i Kodit Civil.( Më hollësisht shih aktet përkatëse ne dosje dhe procesverbalin e seancës gjyqsore të datës.18.01.2010 dhe vendimin e ndërmjetëm përkatës për këtë cështje të pasqyruar në këtë procesverbal).

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata,duke u bazuar në nenin 306 e vijues të K.Pr.Civile,

 

VENDOSI

 

Pranimin e padisë për sa dhe si vijon: Deklarimin e të paditurit “Top Channel“ SHA si përgjegjës për shkaktimin e dëmit ndaj paditësit Ylli Pango, si rezultat i publikimit nga ana e tij të të dhënave të pasakta, jo të vërteta dhe të përftuara në mënyre të paligjshme prej palës së paditur. Detyrimin e të paditurit “Top Channel” SHA për të mos publikuar në të ardhmen artikuj, intervista apo komente ndaj paditësit Ylli Pango, të cilat në mënyrë direkte apo indirekte mund të dëmtojnë personin e tij. Detyrimin e të paditurit “Top Channel” SHA për ti paguar paditësit Ylli Pango shpërblimin e dëmit të shkaktuar përsa më lart, në vleren prej 400.000 Eur (katërqind mijë).Rrëzimin si të pabazuar për pjesën tjetër të mbetur të padisë që lidhet me kërkimin e shpërblimit të dëmit tej kufijve si më sipër të pranuar nga Gjykata.

Shpenzimet gjyqsore i ngarkohen të paditurit “Top Channel” sha.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit Tiranë brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi;ndërsa për të paditurin “Top Channel” SHA (i cili nuk ishte i pranishëm në shpalljen e vendimit) afati i ankimit fillon nga dita e komunikimit të këtij vendimi.

 

U shpall ,në Tiranë ,sot në dt 18.06.2010